Drejtori i Policisë së Shtetit u lirua për shkak të përgjegjësisë së tij direkte për çështjen e kanabisit në vend.
Analisti Lorenc Vangjeli tha të hënën në studion e emisionit ‘Opinion’ se ajo çfarë ka ndodhur është pozicioni i Çakos mes ish-ministrit Tahiri dhe disa strukturave të Policisë së Shtetit të implikuara në trafikun e drogës.
Sipas tij, qëndrimi i Çakos si një ishull në mes të gjithë kësaj historie nuk kishte logjikë.
Ai tha se kokën e Haki Çakos e preu kanabisi në vend.