Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Pas daljes nga ambientet e SPAK, Tavo deklaroi se ishte thirrur për një kallëzim të bërë prej tij në vitin 2021.
Kallëzimi u bë kur ai kandidonte për deputet në Gjirokastër dhe pretendonte se persona të ndryshëm kanë ndikuar për shitblerje votash.