Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur shpesh lidhur me emigrimin e shumë shqiptarëve për në vende të tjera të botës.
Në deklarata dhe postime të tij ai ka bërë disa herë apel që një dukuri të mos vazhdojë. Edhe ditën e sotme Meta ka shpërndarë një shkrim të DW, i cili trajtonte pikërisht këtë problematikë duke sjellë në vëmendje një valë të re largimesh nga vendi.
“Të dashur miq! Koha për të ndaluar largimin e shqiptarëve dhe izolimin e vendit nga Europa!,”-përfundon Presidenti i Republikës./Opinion.al/