Vazhdojnë largimet nga administrata. Përpos të emëruarve të LSI-së, ministrat teknikë po shkarkojnë edhe drejtorët e emëruar nga PDIU-ja. Opinion.al ka mësuar se Ministria e Shëndetësisë po përgati shkarkimin e drejtoreshës së spitalit rajonal të Fierit, Brunilda Kadiu.
Sipas burimeve nga ky dikaster, Kadiu është përfshirë në fushatën e partisë së çamëve në Fier. Arben Beqirit i ka shkuar shkresa nga task-force dhe pritet të marrë masën administrative ndaj drejtoreshës së Fierit.
/Opinion.al