Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vaksinimi kundër COVID për gratë shtatzëna, Brataj nxjerr studimin italian

2021/09/03 at 2:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Keni kaluar COVID-19 dhe keni ende shenja? Sqaron Brataj: Mos u alarmoni

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur ditën e sotme për vaksinimin ose jo kundër koronavirusit të grave shtatzëna, atyre që ushqejnë fëmijët me gji apo edhe fëmijëve.


Nëpërmjet një postim të gjatë në “Facebook” dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të personave të interesuar, Brataj publikon të dhënat e studimit shkencor të bërë në Itali, ku mes të tjerash thuhet se “Pa vaksinë mundësia e pasojave serioze është e lartë për gratë shtatzëna, neonatët dhe fëmijët”.

Ndër të tjera Brataj, referuar po të njëjtit studim shkruan se “Covid-19 mund të ketë manifestime më serioze te gratë shtatzëna sesa jashtë shtatzënisë. Shtatzënitë e ndërlikuara nga Covid-19 më shpesh çojnë në lindje të parakohshme, e cila mund të rrezikojë seriozisht jetën e foshnjës dhe të krijojë të gjitha komplikimet tipike të lindjes së parakohshme”.

Postimi i plotë i Bratajt:

A duhen të vaksinohen gratë shtatzëna?
A duhet të vaksinohen gratë që ushqejnë fëmijët me gji?
A duhet të vaksinohen fëmijët?
Këto janë disa nga pyetjet e drejtuara!
Në përgjigje të këtyre pyetjeve po publikoj një notë të përbashkët të shoqërive shkencore të këtyre fushave të bërë në datën 1 shtator 2021 në tali.
Covid-19.
Gjinekologët, neonatologët dhe pediatërit theksojnë:
Pa vaksinë mundësia e pasojave serioze është e lartë për gratë shtatzëna, neonatët dhe fëmijët.
COVID -19 përfaqëson një problem serioz për shëndetin nga pikëpamja klinike dhe është një sëmundje shumë serioze, veçanërisht për të moshuarit dhe disa kategori të tjera pacientësh. Këto karakteristika të sëmundjes nuk duhet të injorojnë manifestimet e Covid-19 tek gratë e reja shtatzëna, ato të cilat sapo kanë lidur(lehonat), ose kur janë duke ushqyer me gji. Po ashtu kujdesi duhet të shtrihet te të porsalindurit dhe fëmijët. Covid-19 është më serioz në disa kategori personash me patologji të tjera dhe moshat e treta, por shpërndarja e tepërt e informacionit nga burimet jo zyrtare, lajmet e rreme(fake neës), të cilat na bombardojnë për momentin, rrezikojnë të krijojnë një perceptim të gabuar të rrezikut dhe pasojave në gratë shtatzana, neonatët dhe fëmijët.
Një apel vjen nga presidentët e shoqërive shkencore italiane të cilat nënvizojnë këtë në një notë të përbashkët:

Shoqëria e Neonatologjisë, Pediatrisë, Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Obstetër –Gjinekologëve, e Mjekësisë Perinatale të Italisë.
Në shënim theksohet se disa studime me cilësi të lartë janë kryer në muajt e fundit, të cilat theksojnë se si:
– Covid-19 mund të ketë manifestime më serioze te gratë shtatzëna sesa jashtë shtatzënisë;
– Shtatzënitë e ndërlikuara nga Covid-19 më shpesh çojnë në lindje të parakohshme, e cila mund të rrezikojë seriozisht jetën e foshnjës dhe të krijojë të gjitha komplikimet tipike të lindjes së parakohshme;
-Virusi SARS-CoV-2 mund të transmetohet, edhe pse rrallë, nga nëna tek fetusi dhe të shkaktojë raste të rralla të Covid-19 neonatale, madje edhe të rënda;
-Covid-19 në moshën pediatrike mund të ketë pasoja serioze jo vetëm në fazën akute, por edhe pas disa javësh siç është sindroma inflamatore multi-sistemike (PIMS).
Shoqëritë shkencore thonë se: Është e nevojshme të kuptohet se, me rritjen e përhapjes së vaksinimit në grupmoshat e tjera, fëmijët më të vegjël fillojnë të përfaqësojnë një popullsi që është proporcionalisht më e rrezikuar, sepse është e ndjeshme ndaj infeksionit SARS-CoV- 2, në krahasim me njerëzit e vaksinuar. Vaksinat e miratuara posaçërisht për fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk janë ende në dispozicion, por studimet tregojnë qartë, se si antitrupat e prodhuar nga nënat e vaksinuara, kalojnë në gjakun e fetusit përmes placentës dhe në qumështin e gjirit, duke mbrojtur kështu të sapolindurit dhe foshnjat. Përvoja e grumbulluar në këta muaj të fushatës së vaksinimit, e kombinuar me të dhënat paraklinike, tregon qartë se si vaksinat me mRNA janë absolutisht të sigurta për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji. Në disa qendra referimi në të gjithë botën (të tilla si Parisi, Izraeli, Belgjika, Irlanda, SHBA), vaksinimi gjatë shtatzënisë ofrohet në mënyrë rutin. Nuk ka kundërindikacione të veçanta për shtatzëninë, ato janë të njëjtat si pjesa tjetër e popullsisë për vaksinimin. Vaksina nuk ndikon në fertilitetin e gruas, as nuk ka ndonjë arsye për të shtyrë një shtatzëni.
Shënimi i përbashkët i tyre nënvizon faktin se
Vaksinimi anti-SARS-CoV-2 nuk është i kundërindikuar në shtatzëni.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi një dokument të datës 25 qershor 2021 ku theksohet:
OBSH nuk rekomandon testin e shtatzënisë para vaksinimit.
OBSH nuk rekomandon shtyrjen ose ndërprerjen e shtatzënisë për shkak të vaksinimit.
Prandaj apeli përfundimtar i shoqërive shkencore është:
– Të promovohet vaksinimi i grave shtatzëna.
– Të promovohet vaksinimi gjatë ushqimit me gji(laktacionit).
– Të promovohet vaksinimi i fëmijëve mbi moshën 12 vjeç (dhe më i vogël kur vaksinat e dedikuara janë në dispozicion).

Etiketa: bratajcovidgra shtatzenavaksinim


Ju sugjerojmë

Infantino: FIFA po shqyrton heqjen e ndalimit për ekipet ruse
Sport

Infantino: FIFA po shqyrton heqjen e ndalimit për ekipet ruse

3 Shkurt, 2026 10:21 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari

3 Shkurt, 2026 9:21 am
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani
Bota

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

3 Shkurt, 2026 9:06 am
PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
Kryesore

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

3 Shkurt, 2026 8:35 am
Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein
Bota

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein

3 Shkurt, 2026 8:31 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 Shkurt 2026

3 Shkurt, 2026 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Shkurt, 2026 8:28 am
Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Para
COVID-19 në Kosovë, 46 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

Covid-19/ Kosova regjistron 26 viktima dhe 1448 raste të reja

Serbët kundër Dua Lipës, kërkojnë të hiqen reklamat e saj nga dyqanet

Serbët kundër Dua Lipës, kërkojnë të hiqen reklamat e saj nga dyqanet

Covid-19, Kim Jong-un urdhëron zyrtarët: Ta ndalim virusin në stilin tonë

Covid-19, Kim Jong-un urdhëron zyrtarët: Ta ndalim virusin në stilin tonë
















TE FUNDIT

Infantino: FIFA po shqyrton heqjen e ndalimit për ekipet ruse

Infantino: FIFA po shqyrton heqjen e ndalimit për ekipet ruse
3 Shkurt, 2026

Në një intervistë për Sky News, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se federata botërore e futbollit po shqyrton heqjen e ndalimit për klubet dhe ekipet...

Lexo më shumë

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
3 Shkurt, 2026

Është dënuar me 25 vite burg 34-vjeçari që porositi një vrasje të mbetur në tentativë për gjakmarrje. Sipas uniformave blu,...

Lexo më shumë

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani
3 Shkurt, 2026

Në një klasë në Chennai të Indisë, rreth 20 infermierë po mësojnë gjermanisht me një shpejtësi të madhe. Ato kanë gjashtë...

Lexo më shumë

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
3 Shkurt, 2026

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare të radhës. Pas tërheqjes së Partisë Demokratike nga bojkoti për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com