Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mjeku Arban Domi foli lidhje me vendimin e Shqipërisë për të bashkëpunuar me Covax lidhur me sjelljen e vaksinës anticovid në Shqipëri.
Domi tha ndër të tjera se Covax, ka kontratë me kompanitë Glaxo dhe Sanofi, të cilat ende nuk dihet se kur do ta kënë vaksinën e tyre gati.
“Për sa i përket planit që ka Shqipëria dua të them ku qëndron e vërteta. Covax është Aleanca Globale për Vaksinën. Për momentin këto, kanë bërë kontratë me Glaxo dhe Sanofi për 200 milion doza. Por si Sanofi dhe Glaxo për një apo dy muajt e ardhshëm…. Nuk dihet se kur do të dalin. Janë 200 milionë doza të kontraktuara nga Covax dhe qëllimi i Covax është joifitimprurës dhe është për të ndihmuar vaksinimin e vendeve të varfra. Me sa di unë, për momentin kontrata është me Sanofi dhe Glaxo”, tha Domi. Mjeku Arban Domi është drejtor i zhvillimit të vaksinave në kompaninë GeoVax. /Opinion.al