Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vaksina anti-COVID, Rusia mohon sulmin kibernetik ndaj Oksfordit

2020/07/18 at 11:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vaksina anti-COVID, Rusia mohon sulmin kibernetik ndaj Oksfordit

Kreu i Fondit për Investimet e Drejtpërdrejta ruse është shprehur se Rusia ende pret të nënshkruaj një marrëveshje tentativë me një kompani farmaceutike shumëkombëshe për të prodhuar një vaksinë COVID-19 që po zhvillohet në universitetin e Oksfordit.

Kirill Dmitriev i mohoi akuzat sulm kibernetik dhe tha se Rusia, nuk ka nevojë të vjedhë sekretet sepse ajo tashmë arriti një marrëveshje paraprake me kompaninë AstraZeneca për të prodhuar vaksinën britanike në Rusi.

“Nuk ka nevojë që të vidhet asgjë” tha Dmitriev. “Të gjitha do t’i jepen Rusisë.”

Zyrtarë amerikanë, britanikë dhe kanadezë akuzuan Kremlinin të enjten se ishte pas një sulmi masiv dhe të vazhdueshëm kibernetik që synonte vjedhjen nga kompanitë farmaceutike perëndimore dhe institucionet akademike që bënin kërkime mbi vaksinat për koronavirusin dhe terapitë e trajtimit.

Në një deklaratë të përbashkët, qeveritë e të tre vendeve thanë se operacioni i hakerimit filloi në shkurt dhe që nga ajo kohë ka qenë i vazhdueshëm.

Qendra Kombëtare e Sigurimit Kibernetik në Britani, pjesë e agjencisë së përgjimit të vendit, GCHQ, lëshoi deklaratën, e cila ishte e koordinuar me homologët e saj në SHBA dhe Kanada. Zyrtarët identifikuan grupin rus të hakerave APT29, si të fshehur pas hakerimeve.

“APT29 ka një histori të gjatë në vënien në objektiv të organizatave qeveritare, diplomatike, ekspertëve, kujdesit shëndetësor dhe energjisë për përfitime të zbulimit, kështu që ne i inkurajojmë të gjithë ta marrin seriozisht këtë kërcënim dhe të zbatojnë këshillat e lëshuara,” tha Anne Neuberger, drejtore e sigurisë kibernetike në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare Amerikane.

Paul Chichester, drejtori i operacioneve të Qendrës Kombëtare të Sigurimit Kibernetike, tha, “Ne i dënojmë këto sulme të neveritshme kundër atyre që bëjnë punë të rëndësishme për të luftuar pandeminë e koronavirusit”.

Zoti Chichester tha se grupi i hakerave rusë patjetër që funksionon si pjesë e shërbimeve të inteligjencës ruse.

Të tre aleatët perëndimorë po punojnë në përpjekjen për të mbrojtur hulumtimet që lidhen me koronavirusin dhe po japin këshilla të reja për sigurinë në internet për firmat farmaceutike, universitetet dhe institutet e tjera kërkimore.

“Ne do t’i nxisnim organizatat që të njihen me këshillat që kemi botuar për të ndihmuar në mbrojtjen e rrjeteve të tyre,” shtoi zoti Chichester.

Tre aleatët perëndimorë paralajmëruan për herë të parë në maj se spiunët kibernetikë të mbështetur nga shteti po përpiqeshin të vidhnin hulumtimet për koronavirusin, por ata në atë kohë nuk e identifikuan se kush ishte prapa sulmit. Zyrtarët njoftuan gazetarët pa dashur të publikohet si informacion, se Kina, Rusia dhe Irani ishin të përfshirë.

Grupi i hakerave rusë së bashku me një grup hakerimi kibernetik të quajtur Fancy Bear, janë akuzuar nga zyrtarë amerikanë dhe kompani private të sigurisë në internet për hakerimin e kompjuterave të Partisë Demokrate amerikane në vitin 2016, para zgjedhjeve presidenciale.

Akuza për sulmet në internet të sponsorizuara nga Kremlin erdhi vetëm disa minuta pasi Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dominic Raab u tha ligjvënësve në Dhomën e Komunave se Rusia kishte kërkuar të ndërhynte në zgjedhjet e përgjithshme britanike të vitit të kaluar.

Raab tha se ishte “pothuajse e sigurt” se Rusia u përpoq të ndikonte në rezultatet e zgjedhjeve, pasi dokumentet që përshkruanin hollësitë e bisedimeve anglo-amerikane të tregtisë së lirë u “morën në mënyrë të paligjshme”.

Dokumentet e tregtisë u hodhën në internet, u konstatuan nga Partia Laburistee opozitës në Britani dhe u përdorën në fushatën zgjedhore për të sugjeruar se konservatorët do të nënshkruanin një marrëveshje tregtare pas Brexitit me Sh.B.A që do të ishte më e favorshme për bizneset amerikane.

“Në bazë të një analize të gjerë, qeveria ka konkluduar se është pothuajse e sigurt që aktorët rusë kërkuan të ndërhyjnë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019 përmes hedhjes në internet të dokumenteve qeveritare të blera dhe të lëshuara në mënyrë të paligjshme,” tha zoti Raab. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se pretendimet e ligjvënësit Raab për ndërhyrje në zgjedhje ishin të paqarta./ VOA

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Arrestohet 40-vjeçari, shantazhonte ish të dashurën me video intime

Arrestohet 40-vjeçari, shantazhonte ish të dashurën me video intime

Rohani: 25 milionë iranianë janë infektuar me koronavirus

Rohani: 25 milionë iranianë janë infektuar me koronavirus

Video/ Brenda Infektivit, vendi ku zhvillohet beteja me COVID-19

Video/ Brenda Infektivit, vendi ku zhvillohet beteja me COVID-19

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com