Pas zbulimit të vaksinave anti-COVID shumë shtete në botë janë futur në garë për ta siguruar atë për qytetarët e tyre. Por, duket se vendet e zhvilluara do të jenë të parat që do të mund të sigurojnë sasinë e duhur të vaksinës për qytetarët e tyre, ndërsa vendet në zhvillim ose të varfra duket se kanë mbetur pas në këtë drejtim.
Referuar kësaj situate, bëhet me dije se Bashkimi Europian do të kontribuojë me 800 milionë euro për të ndihmuar shtetet me të ardhura të ulta e të mesme, të vaksinojnë popullsinë kundër Covid-19.
“Duam të garantojmë, që të gjithë të kenë qasje ndaj vaksinës, kudo në botë” – tha presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen.
Zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian tha se të mërkurën do të firmosnin kontratën me komapninë amerikane Moderna për të siguruar 160 milion doza të vaksinës së prodhuar prej saj.
Kjo është kontrata e gjashtë që BE nënshkruan me kompani farmaceutike për sigurimin e vaksinave, duke e cuar totalin potencial të dozave në rreth 2 miliardë. Javën e kaluar moderna tha se vaksina e saj ka një efektshmëri prej 94.5 përiqnd./ Opinion.al