E dhimbshme por Marie dhe Kostandina, vendosën që pjesën më të madhe të arkivit personal të babait të tyre, Lasgush Poradecit t’ia dhurojnë Arkivit Qëndror të Shtetit. Kemi të bëjmë me një pasuri të madhe dhe për tu patur zili në dorëshkrime, shtypshkrime, telegrame, partitura, dekorata, çertifikata e shumë materiale të tjera, që do ti shërbejnë veçanërisht studiuesve për të ndërtuar një profil më të plotë të njeriut dhe poetit Lasgush Poradeci.
Për veten e tyre, dy trashëgimtaret, ende zotërojnë disa nga ditarët e babait. Dhurimi vjen 30 vite pas ndarjes nga jeta e poetit, e për të cilën Persida Asllani, Drejtorja e Bibliotekës Kombëtare e vlerësoi me leximin e një prej poezive të Lasgush Poradecit.