Është tronditëse deshmia e tre vajzave të abuzuara seksualisht në Rezidencën e Fëmijës, në Shkodër. Të miturat e moshës 6, 8 dhe 11 vjeç janë pyetur në prani të një psikologie nga prokurorët që po hetojnë skandalin. Ato kanë rrëfyer se në Rezidencën e Fëmijës detyroheshin të shihnin filma erotikë.
“Në jetimore ka patur një platformë dixhitale dhe fëmijët më të mëdhenj na detyronin të shihnim filma erotikë kur kujdestarët nuk ishin në qendër”, janë shprehur të miturat.
Prokuroria që zbuloi skandalin nuk ka mundur ende të zbulojë se cilët janë personat që kanë abuzuar seksualisht me tre të miturat. Hetimet vazhdojnë dhe priten arrestime të tjera veç ish –drejtoreshës dhe 4 punonjësve të tjerë të qendrës.