Një çift nga Vlora kanë kapur “mat” vajzën e tyre në shtëpi me të dashurin.
Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, vajza qëndronte gjithë kohën e mbyllur dhe nuk kishte as celular dhe kur prindërit e saj kishin dalë për një vizitë tek fqinjët vajza ka futur të dashurin në shtëpi. Por, kur janë kthyer prindërit i kanë gjetur të dy bashkë dhe kanë dhunuar të riun.
“Një vajzë nga Vlora mbahej e mbyllur nga prindërit e saj të cilët nuk i lejojnin as telefon. Një ditë që prindërit ishin larguar nga shtëpia, kur ishin kthyer kishin gjetur vajzën me të dashurin në shtëpi. Babai i vajzës ka rrahur djalin dhe e ka nxjerrë nga shtëpia”, tha gazetari. /tvklan.al