Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vajza ime, polakja

2016/08/24 at 10:59 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Vajza ime, polakja

Nga Roger Cohen


Votimi i britanikëve për t’u larguar nga Bashkimi Evropian ka patur shumë pasoja, mes tyre një rënie e stërlinës, ulje e besimit të biznesit, një krizë identiteti në dy partitë kryesore politike britanike, konfuzion dhe pasiguri. Një prej pasojave më pak të njohura, është se vajza ime, Adele, tani po kërkon që të bëhet polake.

“Babi”, më tha parmbrëmë, teksa darkonim në Brooklyn. “Nëse Britania fillon këtë gjënë e Nenit 50, unë do të marr nënshtetësinë polake”. Neni 50 i Traktatit të Lisbonës parashtron se si një vend mund të dalë nga Bashkimi Europian. Për shkak se është e hutuar për atë që duhet të bëjë, Britania ende nuk e ka nisur këtë procedurë. Por pothuaj me siguri do ta bëjë.

Zgjedhja e Adeles, vajzës time, ështëe çuditshme. Nazistët i vranë stërgjyshen, Frimeta Gelband, në dhomat e gazit në Poloni. Gjyshja e Adele, Amalia, kur ishte vetëm 11 vjeç u gjend e vetme në Poloninë e pushtuar nga nazistët, një vogëlushe hebreje e ndjekur ngado. Ajo ndryshoi emrin në Helena Kovalska, nisi të paraqitet si katolike, gjeti punë në një fermë, dhe i mbijetoi përpjekjes së Gjermanisë për shfarosjen e hebrenjve në Evropë.

Pas luftës, autoritetet polake e futën Amalinë në një jetimore hebrenjsh në Krakovë, aty ku ajo mbeti për tre vjet. E vetmja gjë që donte, ishte që të largohej nga Polonia. Nëna e saj, kushërinjtë e saj, hallat, tezet, dajat e xhaxhallarët, të gjithë ishin vrarë.

Amalia Baranek është tani një qytetare braziliane që jeton në Rio. Ajo ka shijuar Olimpiadën e mrekullueshme, që sapo përfundoi. Ajo ka shumë pak kohë për denigruesit e Brazilit, vendi që e mirëpriti. Ka jetuar në Rio që prej vitit 1948, kur më në fund u ribashkua me babanë e saj, i cili ishte larguar nga Polonia pak përpara luftës. Nuk ka braziliane më krenare se Amalia. Ajo e njeh një vend, i cili e ka shpirtin bujar. (Botuar fillimisht ne bota.al)

Adele, që sot është 18 vjeç dhe ndjek studimet në vitin e parë në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, e adhuron gjyshen e saj braziliane. E megjithatë, ajo është gati të bëhet polake.

Nuk jam i sigurtë se kë duhet të fajësoj për këtë, apo nëse fajësimi është fjala e duhur. Bota ishte e mbushur me frikë dhe zemërim në vitet 1930, aq sa t’i jepte energji një nxitësi të urrejtjes, që të vinte në pushtet në Gjermani. Bota është e mbushur me frikë dhe zemërim sot, mjaftueshëm sa për të nxitur daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, si dhe një njeri plot të meta si Donald Trumpi, që të mbërrijë deri në prag të presidencës së Amerikës.

Psikika e trazuar kërkon një kokë turku. Për Hitlerin ishin hebrenjtë, mes të tjerëve. Sot, kokat e turkut kërkohen kudo, për ndjesinë e përhapur se diçka është e gabuar; që po humben vende pune; që pasiguria ka zëvendësuar sigurinë; që të ardhurat po bien; që politikanët janë blerë; që bankierët shkaktarë të krizës së 2008-ës dolën pa lagur; që imigrantët vijnë nga të katër anët; që pabarazia është jashtë kontrolli; që sistemet e taksimit janë të shtrembëruar; që terroristët janë ngado. Këto koka turku, në anën tjetër të Atlantikut, përfshijnë refugjatët sirianë, migrantët afrikanë, punëtorët polakë në Britani, meksikanët, myslimanët, dhe tani që është hapur stina e urrejtjes, pothuajse këdo që konsiderohet “i huaj”.

Pra, asgjë e re nën Diell.

Siç vërente Rudyard Kipling: “Të gjithë njerëzit e mirë e dinë se / E të gjithë njerëzit e mirë e thanë / Të mirët si ne, jemi NE / Ndërsa të gjithë të tjerët, ATA janë”.

Pas marrëzisë kundër “gjithë të tjerëve” vjen pendimi. Pasardhësit e familjeve të vrara apo të dëbuara nga Polonia gjatë Holokaustit, tanë janë të kualifikueshëm që të aplikojnë për nënshtetësi. Disa prej kushërinjve të Adeles tashmë janë bërë polakë. Sigurisht, një pasaportë polake sot është gjithashtu një pasaportë për kudo në Bashkimin Evropian, krijesa më e madhe politike e gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, një bashkim pa kufi i gjysmë miliardi njerëzish (të paktën deri kur të largohet Britania). Të rinjtë – përfshirë të gjithë të rinjtë britanikë që votuan në shumicë për të qëndruar në BE – duan të jetojnë, dashurojnë dhe punojnë kudo në Evropë, ku ata dëshirojnë.

Adele është një prej tyre. Ajo e dashuron Londrën, ku përfundoi shkollën e mesme. I pëlqen hapja e saj. Nuk i besohet që pasaporta e saj britanike, shumë shpejt – nëse nuk merr fund marrëzia – mund të mos jetë më një pasaportë e Bashkimit Europian. Dhe kështu Polonia bën me shenjë, ashtu si Gjermania bëri me shenjë që nga dita e zgjedhjeve të Brexit, për disa hebrenj britanikë me origjinë gjermane. Historia përsëritet.

Në një farë kuptimi, është e drejtë. Adele i detyrohet për ekzistencën e saj, një polaku guximtar me emrin Miecyslav Kasprzyk, i cili në vitin 1942 rrezikoi jetën e tij për të fshehur Adelen në çatinë e shtëpisë së familjes së tij në fermë, pranë Krakovës. Ai e njihte familjen Gelband, kish qenë i tërbuar nga vrasjet e hebrenjve, dhe siç më ka thënë vetë një herë, “Si mund të mos ndihmosh, kur ta kërkon një fëmijë?”

Kasprzyk më tha edhe diçka tjetër: “Një njeri që nuk bën dot dallimin mes të mirës dhe të keqes, nuk vlen asgjë. Në fakt, një njeri i tillë duhet futur në çmendinë”.

Shumë polakë bashkëpunuan, por disa nuk e bënë. Uroj që qartësia morale e Kasprzyk të frymëzojë Adelen, si polake ose jo, dhe uroj që bota të mos zhytet më kurrë në errësirën, të cilës ai i rezistoi.

/bota.al (Burimi: The International New York Times)



Ju sugjerojmë

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

3 Tetor, 2025 4:24 pm
Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan
Kronikë

Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan

3 Tetor, 2025 3:59 pm
Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet
Kronikë

Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet

3 Tetor, 2025 3:18 pm
Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit
Kronikë

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit

3 Tetor, 2025 2:23 pm
Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

3 Tetor, 2025 1:35 pm
Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin
Kryesore

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin

3 Tetor, 2025 12:31 pm
Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
Kryesore

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

3 Tetor, 2025 12:10 pm
Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa
Kryesore

Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa

3 Tetor, 2025 12:06 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Kontrolli i territorit, Rama: Askush nuk futet më në pallate pa hipotekë

3 Tetor, 2025 12:02 pm
Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS
Kronikë

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS

3 Tetor, 2025 11:21 am
Para
Ja ku po ndërtohet kulla më e lartë diellore në botë

Ja ku po ndërtohet kulla më e lartë diellore në botë

Tërmeti në Itali/ Dëshmia: Në Amatrice jetojnë 10 familje shqiptare, ka viktima

Tërmeti në Itali/ Dëshmia: Në Amatrice jetojnë 10 familje shqiptare, ka viktima

Fotot/ Tmerri në Itali. Çfarë la pas tërmeti i fuqishëm…

Pesë shqiptarë të plagosur nga tërmeti në Itali

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
3 Tetor, 2025

Policia e Tiranës njofton se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas...

Lexo më shumë

Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan

Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan
3 Tetor, 2025

Një debat banal mes dy shokëve në lokal përfundoi me vrasje mbrëmjen e djeshme në Babrru. Viktima, 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci,...

Lexo më shumë

Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet

Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet
3 Tetor, 2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv policie, i cili akuzohet se shiste drogë në ambientet e Bllokut të...

Lexo më shumë

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit
3 Tetor, 2025

Publikohen pamje të autorit të dyshuar të vrasjes së 40-vjeçarit, 40-vjeçarit, Hajdar Ismajlgecit, mbrëmjen e djeshme në Babbru, Tiranë, pasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com