Vdekja e aktorit italian Paolo Villaggio ka prekur zemrat e shumë njerëzve që i donin filmat e tij, por dhimbjen më të madhe sigurisht që e përjeton familja. Vajza e tij Elizabetta, ka postuar një dedikim prekës për babain e saj që ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare.
“Mirupafshim baba, je sërish i lirë të fluturosh” – shkruan ajo në një postim në “Facebook”.