Vajza e madhe e ish-nënkryetarit të Kuvendit dhe ish-deputetit socialist, Vangjel Tavo, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e djeshme në autostradën “Nënë Tereza” nga Tetova për në Shkup.
Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në afërsi të Llaskarcës së Shkupit një makinë tip “Audi” që drejtohet nga 40-vjeçari me iniciale V.M. me shtetësi shqiptare ka dalë nga rruga. Si pasoje e aksidentit ka ndërruar jetë 24-vjeçarja, Tavo, ndërsa shoferi 40-vjeçar ka marrë lëndime të rënda.
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe ish-ministri Vangjel Tavo përmes një statusi në rrjetet sociale: Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 Nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër.