Paris Jackson ka shkruar një letër prekëse për babanë e saj të ndjerë, Michael Jackson, i cili kishte ditëlindjen e tij të 59-të.
“Urime për dashurinë e jetës time, personi i vetëm i cili më mësoi çfarë në të vërtetë është pasioni, personi që më tregoi çfarë është morali dhe si të ëndërroj”, shkroi aktorja 19-vjeçare, së bashku me një fotografi të babait të saj.
Paris vazhdoi: “Unë asnjëherë s’do të ndjej dashurinë që e ndjeva me ty, ti je gjithmonë me mua, dhe unë jam gjithmonë me ty. Faleminderit për magjinë, sot dhe përgjithmonë”.