Kënga e saj mund të ketë gati dy vjet që është publikuar për herë të parë, por sukseset e saj vazhdojnë akoma. Bëhet fjalë për “BonBon” të Era Istrefit, këngë e cila është vlerësuar më “Pllakën e Artë” në Suedi.
Era ka njoftuar ndjekësit e saj nëpërmjet një postimin në Instagram.
“Shumë e nderuar që mora Pllakën e Artë në Suedi”, ka shkruar ajo teksa ka postuar një fotografi me çmimin e ri.
Këto çmime ndahen nga Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike, që vepron në 66 shtete të botës.
Era e cila u bë pjesë e kompanisë Sony Music është duke korrur suksese të një pas njëshme./ opinion.al