Një vajzë ka denoncuar në polici zhdukjen e babait të saj.
Uniformat blu bëjnë me dije se në datën 26 dhjetor shtetasja S.D ka kallëzuar se babai i saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Ndërkohë policia po punon për gjetjen e 48-vjeçarit.
“Shtetësja S.D, kallëzon se më datë 26.12.2024, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, babai i saj shtetasi Gj.D, 48 vjeç, banues në Tiranë. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al