Qindra njerëz dolën në rrugët e Tel Avivit të premten mbrëma për të protestuar kundër vdekjes së tre pengjeve të vrarë aksidentalisht nga ushtarët izraelitë në Rripin e Gazës, raportojnë mediat e huaja.
Pamjet e transmetuara nga televizioni izraelit tregojnë turma të mëdha që mblidhen në qendër të Tel Avivit dhe bllokojnë një arterie qendrore. Ata kërkuan që qeveria të marrë masa për të siguruar lirimin e menjëhershëm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.
Duke mbajtur pankarta dhe postera që mbanin emrat dhe fotografitë e disa pengjeve të tjerë, protestuesit marshuan drejt selisë së ushtrisë izraelite. Siç ka raportuar faqja e lajmeve ynet, protestuesit kanw qwlluar me bojë tw kuqe në rrugë.
“Koha e tyre po mbaron! Sillni në shtëpi tani”, bërtisnin protestuesit.
Turma kritikoi qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu se nuk bëri mjaftueshëm për të liruar pengjet e rrëmbyer nga Hamasi dhe të mbajtur në Rripin e Gazës.
Sipas protestuesve, një marrëveshje e re për pengjet, si ajo e arritur në fund të nëntorit, do të kishte parandaluar incidente si ai në Gaza të premten.