Mediat në Serbi duket se janë tejet të acaruara për faktin se himni i Kosovës u këndua në Rusi, me rastin e shpalljes kampion Evrope të Majlinda Kelmendit, shkruan “Blic”.
Xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila përfaqësoi Kosovën, fitoi titullin kampion Evrope në qytetin rus të Kazan në kategorinë 52 kilogramë. “Rusia, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, u detyrua të lejonte flamurin dhe himnin e të ashtuquajturit shtet të Kosovës”, shkruan portali serb ‘Kurir.rs’.
Gjatë ceremonisë së dhurimit të medaljeve u këndua edhe himni i Kosovës, të cilin e përshëndetën edhe ushtarët rusë.