Simboli i shqiponjës, i bërë nga disa ushtarë ka indinjuar grekët. Bëhet fjalë për një foto, ku 6 ushtarë bëjnë shenjën e shqiponjës me duar.
Mediat greke shkruajnë se ata mbështesin idenë e “Shqipërisë së Madhe”. Në artikullin e tyre shkruhet se shumë shqiptarë bëjnë shërbimin ushtarak në Greqi për t’u pajisur me dokumente greke por pavarësisht kësaj, ata nuk janë fare mirënjohës për një vend që u dha aq shumë shanse në jetë.
“Shumë shqiptarë kanë bërë shërbimin ushtarak në Greqi. E keqja është se askush nuk e
di nëse ata kanë ndërgjegje greke që bëjnë ushtrinë, nëse jo të paktën të respektojnë
këtë vend që u dha aq shumë shanse në jetë”, shkruhet në një artikull.
Ata raportojnë se ky nuk është rasti i parë. Ka shumë raste të tjera ku ushtarët shqiptarë
që kryejnë shërbimin ushtarak të detyruar në Greqi, kanë bërë veprime të tilla, raportojnë mediat greke.