Task Forca Jug, tanimë është e plotësuar edhe me ushtarakët amerikanë që i bashkohen trupave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, përmes një postimi në Facebook me foto nga trajnimet stërvitore.
“Ata janë këtu për të marrë pjesë në trajnimet stërvitore #Defender23, duke ndihmuar që forcat amerikane dhe partnerët të jenë të trajnuar, të aftë për të vepruar së bashku dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi”, shkruan Peleshi.
Sipas tij, prezenca e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e bën këtë strukturë edhe më të veçantë. “Kjo stërvitje dita-ditës, po merr trajtën e një suksesi të madh”.