Ushqimet që gatuhen gjatë festave të fundvitit përmbajnë shumë kalori prej yndyrnave e sheqernave të pafundme që përdoren në to. Sado që mundohemi ti evitojmë ushqimet me kalori, është e pamundur që të largohemi prej tyre në ditët e pushimit dhe kur mblidhemi me familjarët rreth tryezës.
Por tashmë mund të hani sa të doni në fundvit sepse kaloritë që merrni, mund t’i digjni shumë shpejt me një dietë të re dhe shumë efikase: Dietën Suedeze.
Dieta suedeze është cilësuar si një nga dietat më të shëndetshme. Ajo do t’ju bëjë të ndiheni më vital, të shëndetshëm dhe plot energji.
Dieta suedeze nuk sugjerohet vetëm për ata që kërkojnë të humbin në peshë, por edhe për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Konsumimi i prodhimeve të qumështit dhe mishit do i bëjë ata, që nëpërmjet kësaj diete, të kontrollojnë nivelin e sheqerit që mbajnë në gjak.
Dieta suedeze nuk ka vakte të specifikuara, ajo thjesht të informon se cilat janë ushqimet që duhet të konsumosh dhe cilat jo.
Ushqimet e lejueshme janë:
Mishi (i pulës, gjelit, derrit dhe viçit), peshku (të gjitha llojet dhe frutat e detit), vezët (të përgatitura në çfarëdolloj mënyre që dëshironi)
Perimet: lakra e Brukselit, shpargujt, kungulleshkat, sallata e gjelbër, avokado, qepa, specat, domatet, lakrat, brokoli, kërpudhat, spinaqi, patëllxhani dhe ullinjtë.
Prodhimet e qumështit: kos pa yndyrë dhe lloje të ndryshme të djathit.
Frutat e thata: arra, farat e kungullit, lajthi, stika dhe bajame.