Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm disa momente nga vizita e presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në Tiranë.
Përmes një albumi të postuar në rrjete sociale, Rama shkruan se Von der Leyen ka nisur vizitën e saj në Ballkan nga Shqipëria.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me FotoALBUMIN e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dje në Tiranë në nisje të turit të saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.