Mediat ndërkombëtare ngrenë pikëpyetje për drejtimin e Realit të Madridit nga Diego Armando Maradona. E përditshmja ‘Mundo Deportivo’ shkruan për një kalim të mundshëm të Maradonës në Spanjë edhe pas zërave për një shkarkim të mundshëm të Zidanit nga Florentino Perez.
Gazeta shkruan se Maradona nuk i duron dot vlerësimet për Lionel Mesin si një prej lojtarëve më të mirë në botë dhe për këtë duket se ka një plan për t’u përballur drejtpërdrejt me të.
Ai thuhet se ka shprehur prej kohësh dëshirën për të trajnuar një klub që mund ta sfidonte në fushë MSN-në (Mesin, Suarezin dhe Nejmarin).