Drejtori i Festivalit të Letërsisë në Orllan, Ragip Luta, i cili jeton në Londër, ka bërë një urim të veçantë në facebook.
Luta ka publikuar një fotografi të fjalëkryqit të gazetës ‘The Guardian’ e cila ka futur Kosovën si opsion në njërën nga pyetjet e fjalëkryqit.
Në kolonën me numër shtatë pyetet: “Republika që e deklaroi pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit 2008”?