Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Urdhri i ri i Bidenit mundëson sanksionim të bankave që kryejnë transaksione me rusët

2023/12/22 at 8:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë pritet të ndodhë pas inicimit të hetimit ndaj Bidenit?

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka nënshkruar më 22 dhjetor një urdhër ekzekutiv që i hap rrugën Uashingtonit për të vendosur sanksione në institucionet financiare që i ndihmojnë Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve të vendosura ndaj saj, për shkak të luftës në Ukrainë.

Urdhri i ri ekzekutiv e bën të qartë që disa banka dhe institucione financiare përballen me sanksione të rënda nëse nuk u japin fund transaksioneve të njerëzve dhe subjekteve që janë në listën e sanksioneve amerikane, sidomos ata që janë të lidhur me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

“Ne po dërgojmë mesazh të pagabueshëm: secili që mbështet luftën e Rusisë, është në rrezik të humbjes së qasjes në sistemin financiar amerikan”, ka thënë Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, përmes një deklarate.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë përmes një deklarate se urdhri u mundëson Shteteve të Bashkuara të shënjestrojnë edhe institucione jashtë Rusisë, të cilat lehtësojnë transaksionet në emër të sektorit rus të mbrojtjes.

“Urdhri i ri u jep Shteteve të Bashkuara autoritet për të ndaluar importin në Shtetet e Bashkuara të disa mallrave të prodhuara në Rusi, qoftë edhe nëse janë dërguar fillimisht në një shtet të tretë”, ka thënë Blinken.

Urdhri vë theksin te nevoja që institucionet financiare në gjithë botën “të sigurohen se nuk janë të përfshira në aktivitete që ndihmojnë Rusinë dhe të jenë më vigjilente për të parandaluar mundësinë që të shfrytëzohen prej rrejtit të prokurimit të Rusisë”, ka thënë ai.

Urdhri i ri ekzekutiv është pjesë e fushatës amerikane për t’i shtypur përpjekjet për ikje nga sanksionet.

Muajve të fundit, Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe entiteteve në Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqi, Hong Kong dhe Kinë, duke i akuzuar për ndihmë ndaj Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve.

Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ VOA

Ju sugjerojmë

Majko i përgjigjet opozitës: Ardhja në pushtet nuk është radhë qumështi e kosi! Do ta shohim në 11 Maj!
Politikë

Nuk siguroi votat për mandatin e ri të deputetit, reagon për herë të parë Majko

16 Maj, 2025 5:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”

16 Maj, 2025 5:22 pm
Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së
Politikë

Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së

16 Maj, 2025 5:06 pm
Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk
Bota

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16 Maj, 2025 4:56 pm
Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë
Bota

Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë

16 Maj, 2025 4:36 pm
Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë
Kryesore

Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë

16 Maj, 2025 4:21 pm
Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën
Bota

Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën

16 Maj, 2025 4:14 pm
Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve
Bota

Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve

16 Maj, 2025 4:07 pm
KQZ vendos hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia
Aktualitet

KQZ vendos hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia

16 Maj, 2025 3:49 pm
Maliq/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari
Aktualitet

Maliq/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari

16 Maj, 2025 3:36 pm
Para
Zbardhet lista me profesionet e lira/ Nga 1 janari do të paguajnë taksim deri në 23% 

Zbardhet lista me profesionet e lira/ Nga 1 janari do të paguajnë taksim deri në 23% 

“Problem nga rënia e euros”, pronari italian lë punëtorët 3 muaj pa rrogë 

“Problem nga rënia e euros”, pronari italian lë punëtorët 3 muaj pa rrogë 

Dita e 7-të e sulmeve, Izraeli vijon bombardimet në Gaza

OKB-ja miraton rezolutë për ndihma në Gazë, por jo për armëpushim

TE FUNDIT

Nuk siguroi votat për mandatin e ri të deputetit, reagon për herë të parë Majko

Majko i përgjigjet opozitës: Ardhja në pushtet nuk është radhë qumështi e kosi! Do ta shohim në 11 Maj!
16 Maj, 2025

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pasi nuk ka mundur të sigurojë votat...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”

Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”
16 Maj, 2025

Opozita shqiptare ka thirrur protestë pasditen e sotme, lidhur me procesin e zgjedhjet e 11 majit. Në Bulevardin 'Zogu i...

Lexo më shumë

Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së

Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së
16 Maj, 2025

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ndodhur sot në Tiranë ku po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk
16 Maj, 2025

Më 18 maj, votuesit polakë jo vetëm që do të vendosin nëse presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com