Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

2025/06/09 at 11:11 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

Zgjedhjet e 5 qershorit për presidenten e re të Urdhrit të Psikologut, nxorrën si fituese Brunilda Labovitin.


Pavarësisht këtij rezultati, Valbona Treska, e cila ishte Presidente e Urdhrit të Psikologut, nuk lë detyrën, raporton gazetarja Ermelinda Hoxhaj.

Treska është në përfundim të mandatit të saj, por për këto zgjedhje ajo nuk kandidoi për të qenë në krye të Urdhrit të Psikologut. Nuk dihet ende arsyeja përse Treska nuk lë detyrën.

Kujtojmë se me datë 27 janar 2024, Asambleja e Psikologëve u mblodh për të kërkuar shkarkimin e Presidentes së Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, pasi sipas tyre ajo ka uzurpuar urdhrin. Kjo e fundit, u shpreh në emisionin “Opinion” në Tv Klan, se në mbledhje nuk ka qenë 1/3-ta e psikologëve dhe sipas saj, ata që morën pjesë u manipuluan, pasi nuk iu komunikua që do të shkonin për shkarkimin e presidentes.

Pjesë nga diskutimi i atëhershëm në emisionin “Opinion”, Tv Klan:

Valbona Treska: Kemi administratën më të vogël në urdhrat e Shqipërisë dhe kjo gjë që zoti Nika thotë, unë nuk do doja ta thosha, por meqenëse jemi në këto kushte, ndoshta anëtarësia ka nevojë për një rifreskim. Kushdo e di se si është ngritur Urdhri i Psikologut në 2017-n, kushdo e di që unë punoj deri në 2 të natës për Urdhrin e Psikologut. Kushdo e di që unë Urdhrin e Psikologut e kam ngritur sepse e kam pasur dashuri, madje edhe me të ardhura personale. Ajo zyra e Urdhrit të Psikologut, nuk ka pasur asnjë ndihmë nga qeveria për ta ngritur dhe duhet thënë kjo. Është ngritur zyra, është ngritur stafi, është ngritur infrastruktura, vetëm…

Blendi Fevziu: Pse janë të pakënaqur 1/3-ta?

Valbona Treska: Zoti Fevzi, Urdhri i Psikologut ka 1600 anëtarë, në atë asamble, në mbledhje në fakt, se nuk është ligjore dhe na lejoni t’ju tregojmë…

Altin Nika: Nuk e përcaktoni ju zonjë se sa ligjore edhe jo, ndarja është bërë me 1/3-tën, sepse e përcakton ligji.

Valbona Treska: Nesër do keni një proces verbal, në të cilin thuhet me anëtarë të këshillit, në të cilën thuhet se 1/3-ta nuk ka qenë dhe ju e keni ditur shumë mirë që 1/3-ta nuk ishte. E keni ditur këtë gjë dhe keni manipuluar vullnetin e psikologëve të cilët, zoti Fevziu, nuk kanë shkuar në atë mbledhje për të shkarkuar presidentin, por kanë shkuar me një renditje, që po të doni jua vë në dispozicion dhe në asnjë nga pikat e rendit të ditës nuk ka qenë shkarkimi i presidentit. Edhe psikologët kur janë mbledhur, janë mbledhur për një renditje që nuk kanë lidhje fare me presidentin. Dhe zoti Nika e zoti Dorre që janë prezent në studio le të na thonë sa veta u çuan dhe ikën nga ajo mbledhja, sepse i manipuluan dhe iu kanë thënë verbalisht që “nuk kemi ardhur për këtë gjë, nuk kemi ardhur për shkarkimin e presidentit”. Dhe një pjesë ka ikur, sepse është linçuar nëpër media, që kanë qenë prezent në mbledhje, edhe pse kemi filmime të mbledhjes, në të cilën thuhet që ka pasur 386 anëtarë dhe kanë votuar për presidentin 204./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
Kryesore

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

1 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro
Bota

Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro

1 Dhjetor, 2025 12:04 pm
Trump-Maduros: Largohu menjëherë nga Venezuela, merr dhe bashkëshorten
Bota

Trump-Maduros: Largohu menjëherë nga Venezuela, merr dhe bashkëshorten

1 Dhjetor, 2025 12:02 pm
Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
Kronikë

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm

1 Dhjetor, 2025 11:58 am
Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra

1 Dhjetor, 2025 11:01 am
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

1 Dhjetor, 2025 10:30 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

1 Dhjetor, 2025 10:01 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë

1 Dhjetor, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të hënë

1 Dhjetor, 2025 8:19 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 dhjetor 2025

1 Dhjetor, 2025 8:17 am
Para
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S'duhet të trembeni nga presionet, s'ka vend për...
















TE FUNDIT

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
1 Dhjetor, 2025

“Uroj që kreu i ri i SPAK të mos jetë i kapur”. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike Sali...

Lexo më shumë

Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro

Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro
1 Dhjetor, 2025

Një grabitje si në filma është regjistruar në Reggio Calabria të Italisë. Një autoblindë që transportonte para u grabit brenda...

Lexo më shumë

Trump-Maduros: Largohu menjëherë nga Venezuela, merr dhe bashkëshorten

Trump-Maduros: Largohu menjëherë nga Venezuela, merr dhe bashkëshorten
1 Dhjetor, 2025

Donald Trump  ka paralajmëruar diktatorin venezuelian Nicolas Maduro të largohej së bashku me gruan e tij ose të përballet me...

Lexo më shumë

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
1 Dhjetor, 2025

Ekstradohet nga Kroacia, një 55-vjeçar, i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com