Uragani Maria ka përfshirë ditën e sotme Republikën Domenikane, duke shkatërruar fuqishëm një nga destinacionet më të preferuara turistike. Ka qënë vetë kryeministri Roosevelt Skerrit, i cili me anë të një postimi në “Facebook” ka shkruar “Kemi humbur çdo gjë që mund ta blejnë paratë”, duke shprehur kështu fuqinë shkatërruese të këtij uragani.
Uragani Maria ka arritur kategorinë e 5-të duke u kthyer në rrezik potencial për një katastrofë natyrore. Maria po lëviz në të njejtën trajektore që ndoqi edhe Irma, e cila shkaktoi jo pak dëme. Uragani Maria arriti shpejtësinë 250km/h në Republikën Domenikane, për të vijuar më pas me Karaibet.