Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar lidhur me vrasjen e gjyqtares së Shkodrës Fildes Hafizi, pasditen e sotme në Tiranë.
UGJSH “dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e kryer” dhe kërkon procedimin sa më të shpejtë të autorit.
UGJSH shpreh ”hidhërim për ndarjen nga jeta të Fildes Hafizit” dhe shton se të gjithë strukturat ligjzbatuese të bashkëpunojnë.