Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

UNICEF, i alarmuar nga gjendja e fëmijëve në Liban

2024/05/01 at 8:22 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
UNICEF, i alarmuar nga gjendja e fëmijëve në Liban

Luftimet mes grupit militant shiit, Hezbollah, dhe Izraelit në jug të Libanit, kanë shtyrë dhjetëra mijëra fëmijë dhe të rinj, së bashku me familjet e tyre, drejt mjerimit, thanë punëtorët e ndihmës.

Sulmet ajrore izraelite, pothuajse në baza ditore, kanë shkatërruar jetën e njerëzve dhe shumica e tyre veçse po përballeshin me kushte të rënda jetese, tha organizata për fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF. Numri i fëmijëve që punojnë është në rritje, ndërkaq disa familje dërgojnë fëmijët e tyre edhe të moshës 4 vjeçe për të punuar në fusha, me qëllim që të fitojnë para për mbijetesë, tha Ettie Higgins, zëvendësdrejtor i zyrës së UNICEF-it në Liban.

Shumë fëmijë janë të kequshqyer dhe të tjerët vuajnë nga ankthi. Këto, sipas Higgins, janë pasoja të kushteve të jetës, sepse fëmijët kur rriten nuk tejkalojnë problemet shëndetësore të cilat iu shfaqen që në fëmijëri.

Higgins tha se disa shtete kanë reduktuar mbështetjen e tyre humanitare për Libanin. Si rezultat i kësaj, shumë programe të UNICEF-it të ndërpriten në kohën kur ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmë. Shkollat dhe rrjetet e ujësjellësit janë shkatërruar pjesërisht nga sulmet ajrore izraelite dhe qendrat e kujdesit shëndetësor janë mbyllur.

Hezbollahu ka hedhur raketa, municione të artilerisë dhe raketa kundërtanke ndaj Izraelit nga territori i Libanit, që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Hezbollahu ka thënë se sulmet ndaj Izraelit bëhen në “solidaritet” me Hamasin në Rripin e Gazës. Izraeli si kundërpërgjigje sulmon pozicionet e Hezbollahut. Shumica e luftimeve janë përqendruar në rajonet kufitare të Libanit./REL

Ju sugjerojmë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
Para
Trump gjobitet 9 mijë $, gjykatësi e kërcënon me burg nëse përsërit shkeljet

Trump gjobitet 9 mijë $, gjykatësi e kërcënon me burg nëse përsërit shkeljet

Numri i kafshëve në rënie, sinjalizon çmime të larta për bulmetin dhe mishin

OBSH: Gripi i shpendëve mund të infektojë bagëtitë në vende të tjera

BE: Në Kosovë mbështesim një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

BE: Në Kosovë mbështesim një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

TE FUNDIT

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
8 Qershor, 2025

Një ndeshje të vështirë e cilësoi trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, atë me Shqipërinë të shtunën në Tiranë. Ndryshe nga...

Lexo më shumë

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
8 Qershor, 2025

Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes “Shqipëri-Serbi” në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Tiranës arreston dy shtetas dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com