Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Unë s’jam i rënë nga qielli”, Rama bën bilancin për tërmetin, Kosovën…

2019/12/30 at 8:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Unë s’jam i rënë nga qielli”, Rama bën bilancin për tërmetin, Kosovën…

“Unë nuk jam i rënë nga qielli. Nuk më ka thënë kurrë mendja se jam i pagabueshëm. Kurrë nuk kam bërë në këtë detyrë një gabim të qëllimshëm, për të përfituar”.

Me këto fjalë shefi i qeverisë, Edi Rama e mbylli urimin e tij për shqiptarët që kishte përgatitur një video më shumë se 30 minuta me ato që ka bërë gjatë këtij vitit dhe prioritetet e vitit 2020.  Pjesën më të madhe të videos së kryeministrit, e zuri situata e krijuar nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Mrekulli nga dora e Zotit ishte për kryeministrin Edi Rama fakti që tërmeti tragjik nuk shkaktoi një bilanc edhe më të përgjakshëm, e po ashtu ishte edhe mrekulli e miqve që iu gjendën Shqipërisë në ditë të vështira. Rama tha se ky tërmet, mes dhimbjes që la pas, shënon edhe një mundësi të artë për një fillim të ri.

“Brenda 2020-ës kush ka humbur shtëpinë do hyjë në shtëpi të re. Deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë hapur kantieret e lagjeve të reja. Shkollat, kopshtet, spitalet, qendrat shëndetësore të dala jashtë funksionet të ndërtohen nga e para deri në shtator” theksoi Rama.

2020-a për shefin e mazhorancës duhet të shënojë edhe një vit kthese historike sa i përket shërbimeve për qytetarët, ku nga janari nis të zbatohet blloku i parë i shërbimeve që merren në rrugë dixhitale.

Për kreun e qeverisë, shqiptarët kaluan edhe një tërmet psikologji, që ishte ai i refuzimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Everopian.

Por një tërmet i vërtetë pritet të jetë ai i janarit për të gjithë ata që Rama i quan të fortët e pandëshkuar që me karshillëkun e tyre në shoqëri kanë nxirë imazhin e vendit në sytë e botës. E këtu i referohet paketës ligjore Anti-KÇK që pritet të marrë jetë nga janari duke goditur pasuritë e personazheve të njohur të botës së krimit që në aleancë me sektorë të drejtësisë, veçanërisht prokurorët që Rama i etiketoi “Kap çfarë të kapësh” deri sa të ‘ngecin’ në vetting, ja kanë dalë të mos ndëshkohen.

Disa fjalë shefi i qeverisë tha dhe për paketën anti shpifje, të cilën e mbrojti me idenë se tani “viktimat e shpifjes që të mbrohen nga agresioni i portaleve”. E ndërsa ditët e fundit ka marrë shumë kritika për Mini-Shengenin Ballkanik, kryeministri e ka mbrojtur edhe më tepër këtë projekt duke e quajtur një domosdoshmëri historike. Për të bindur gjithë kritikët, ai tha se kur flet për popullin shqiptar mendon edhe për Kosovën./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Para
Haradinaj: Mini-Shengeni, biberon mashtrues për Ramën dhe Vuçiç

Haradinaj: Mini-Shengeni, biberon mashtrues për Ramën dhe Vuçiç

Reflektimi i fundvitit i Ramës, 9 minuta për Mini-Shengenin

Reflektimi i fundvitit i Ramës, 9 minuta për Mini-Shengenin

Zbardhet dëshmia e “Zogut”: Vajzat vetëm i ndihmoja të shkonin në hotel

Përgjimet e reja/ Në skemën e prostitucionit edhe një police e gazetare

TE FUNDIT

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
8 Qershor, 2025

Anija Madleen, e nisur nga Koalicioni i Flotilës së Lirisë (FFC), është nisur drejt Gazës, duke transportuar ndihma humanitare, pasi...

Lexo më shumë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
8 Qershor, 2025

Nga Shkodra ka startuar edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe...

Lexo më shumë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
8 Qershor, 2025

Janë sekustruar gjatë një operacioni në Kapshticë, 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Lënda narkotike u zhulua pas një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com