Ish-Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur zërave për një koalicion të mundshëm mes tij dhe Kreut të Kuvendit Ilir Meta.
Ai i ka quajtur ato një trillim të papagajve të Ramës duke sqaruar se vendimet për koalicione nuk i merr ai, por struktura e Partisë Demokratike.
I pyetur në emisionin “Studio e Hapur” nëse do të pranonte të ishte President me Ilir Metën Kryeministër, Berisha përgjigjet se tashmë është ndarë nga funksionet politke.
Berisha shton se “synimi i tij i rradhës është që të jetë sërish në listën e deputetëve në parlamentin e ardhshëm”.