Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unë, i Pagabueshmi…

2016/03/27 at 9:20 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

NGA EDMOND TUPJA-

Latini kishte të drejtë kur thoshte “Errare humanum est”, fjalë për fjalë, “Gabimi është njerëzor” ose, më natyrshëm në gjuhën shqipe, “Çdo njeri gabon”, “S’ka njeri që të mos gabojë”, “Gabime bëjmë të gjithë” etj., etj., ndonëse ka një cak për gabimet: njeriu gabon, se nuk është i përkryer, megjithatë nuk duhet që goma të harxhohet më shpejt se lapsi. Mirëpo, me sa duket, me ne shqiptarët ndodhka ndryshe: “Çdo njeri gabon”, por jo unë, vetëm tjetri gabuaka, cilido qoftë ai, mik, asnjanës apo armik, prind, vëlla, motër, kushëri, fqinjë, shok, koleg apo edhe thjesht i panjohur. Ashtu u si faji, gabimi bëhet qyrk dhe atë nuk pranon ta veshë askush.

E thënë ndryshe: në Jetimoren e Gabimeve gjithmonë ka vend për gabimet e bëra nga tjetri, tjetra, të tjerët e të tjerat, por kurrsesi nga unë, qofsha njeri krejt anonim, disi i njohur, shumë i njohur, më i njohuri në Shqipërinë tonë tmerrësisht demokratike, sepse unë nuk bëj kurrë gabime, pra, jam i pagabueshëm! Unë jam i pagabueshëm, qofsha shef i vogël apo i madh, kryetar komune apo bashkie, kryetar partie, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi apo Shteti, unë jam, pra, i Pa­ga­bu­esh­mi, i vetmi, the only one!

Në historinë fatkeqe të vendit tonë, të paktën pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, nuk di asnjë rast kur Partia apo Qeveria, Kreu i Shtetit apo i Qeverisë, pavarësisht botëkuptimit të tij, kahjes politike, ngjyrës partiake, paraqitjes së jashtme dhe asaj të brendshme, të ketë pranuar, qoftë edhe një herë të vetme, vetvetiu të vetme, vërtet të vetme, vërdallisht e vjellimisht të vetme, të ketë pranuar, pra, që ka gabuar në punën e tij!

Psikologjia e të Pagabueshmit bazohet te trashendenca, d.m.th. tek ekzistenca e realiteteve sublime, të epërme, përtej përvojës, trashendencë të cilën filozofi francez Jean­Paul Sartre e interpreton si “Perëndi – lëndë të përhershme dhe gjëra në vetvete – raporte të drejte e të vërtete të pandryshueshme të pavarura nga faktet – objekte jashtë ndërgjegjeve”. Në këtë këndvështrim, i Pagabueshmi ndihet detyrimisht i Pavdekshëm, i Përjetshëm e i Gjithëpushtetshëm.

Historia jo vetëm e së kaluarës, por edhe e së sotmes, dëshmon se në shumë shtete, midis të cilëve edhe i yni, Ai, i Pagabueshmi, i Patjetërsueshmi, i Pakundërshtueshmi, i Pakritikueshmi, Unikali, i Vetmi, Kryetari, Shefi Suprem, i Madhi Fare kujdeset, me kërbaç e me kulaç, duke vuajtur e duke u rraskapitur ditë e natë për të mirën e popullit, madje në emër të tij, për të ndrequr gabimet e të tjerëve dhe, në mënyrë që këto gabime të mos përsëriten, të mos shtohen e shumohen, sidomos në demokraturat e tipit e të stilit afrikan.

Ai ka krijuar kushtet e domosdoshme objektive e subjektive që të gjithë të gabueshmit e gabimtarët, të fajshmit e fajtorët, të mëkatueshmit e mëkatarët në gjirin e partisë që ai udhëheq apo të qeverisë që ai drejton, të riedukohen në mënyrë që gabimet, fajet e mëkatet e tyre të kthehen (oh, ç’alkimi apo dialektikë e përkryer!) në suksese të njëpasnjëshme, madje të ripërtëritshme, madhështore dhe të admirueshme pikërisht në sajë të pagabueshmërisë së Tij, pavarësisht përpjekjeve të mbrapshta të armikut të jashtëm e të brendshëm

Ju sugjerojmë

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
Bota

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

15 Qershor, 2025 4:02 pm
Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
Aktualitet

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

15 Qershor, 2025 3:42 pm
Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
Aktualitet

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

15 Qershor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
Aktualitet

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

15 Qershor, 2025 3:19 pm
VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Para
Kombëtarja pa bileta, shtyhet udhëtimi për në Luksemburg

Kombëtarja pa bileta, shtyhet udhëtimi për në Luksemburg

Që t’i jepet fund terrorit duhet një ndryshim në mendimin politik…

Që t'i jepet fund terrorit duhet një ndryshim në mendimin politik...

Gylsren-Xhihan urrehen në jetë, ja arsyeja

Gylsren-Xhihan urrehen në jetë, ja arsyeja

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
15 Qershor, 2025

Sirenat e sulmeve ajrore kanë rënë në Jerusalem dhe Tel Aviv. Ushtria izraelite ka lajmëruar pak caste më parë se...

Lexo më shumë

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
15 Qershor, 2025

Temperaturat e larta kanë tërhequr me qindra vizitorë këtë fundjavë. Dita me frekuentimin më të lartë në vijën bregdetare dhe...

Lexo më shumë

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
15 Qershor, 2025

Mbrëmja gala që u mbajt në kryeqytet këtë të premte, solli një atmosferë festival, ku kryefjalë ishte kinematografia. DEA OPEN...

Lexo më shumë

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
15 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka vënë në pranga autorin e aksidentit ku humbi jetën një 59-vjeçar. Aksidenti ndodhi më datë 29...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com