Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Unë i kam bërë, s’kam ku çoj pronat”, punonjësi i Kadastrës vjedh fqinjin

2023/04/11 at 9:14 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Unë i kam bërë, s’kam ku çoj pronat”, punonjësi i Kadastrës vjedh fqinjin

“Stop” ishte në fshatin Dërmenas të Fierit. Qytetari Pajtim Berisha ankohet për fqinjin, Ervin Çela i cili është punonjës i Kadastrës të Fierit. Pajtimi shprehet se Ervini duke shfrytëzuar postin dhe duke qenë kryeazhornues, në vitin 2021, pronën e gjyshit, e ka zhvendosur 6 metra në pronën e tij.


Këtë pronë prej 144.5 m2, Pajtimi ia bleu xhaxhait, Shabanit dhe u pajis me certifikatë pronësie në vitin 2004. Në Mars 2023, për shkak të përditësimit të zonës, qytetari pajiset me certifikatë të re, ku megjithëse fizikisht nuk ka probleme me vendndodhjen, vuri re se në hartë, fqinji kishte ardhur 6 metra.

Denoncuesi: Këtë vendndodhjen, këto spostimet i ke bërë ti atje.

Punonjësi i Kadastrës: E, unë i kam bërë, unë.

Denoncuesi: Këto spostimet, se ajo është fare e thjeshtë. Pasuria e babait është 14 metra, kjo është 16 metra e gjysmë. Qysh ti ma kalon mua mbivendosje mbi pronën e babait?

Punonjësi i Kadastrës: Nuk kam nevojë për prona unë, kam prona sa të duash. Ta kam thënë edhe një herë para 2021-shit. E di sa prona kam unë? Sa nuk e ke idenë.

Denoncuesi: Shyqyr që ke, shyqyr që ke!

Punonjësi i Kadastrës: Dhe s’kam ku i çoj!

Denoncuesi: Pse ma bëre këtë? Më hape punë!

Punonjësi i Kadastrës: Po kështu është realiteti, kështu janë letrat. Më beso për këtë, për Zotin!

Denoncuesi: Ore, Ervin, ti jeton aty, qysh është realiteti ashtu? Çfarë u bë me muhabetin që bëmë bashkë?

Punonjësi i Kadastrës: Hajde  të pimë kafe, hajde! Do dalësh sot, ti?

Denoncuesi: S’kam pse takohem më me ty se jam takuar.

Punonjësi i Kadastrës: Hajde tani! Mirë, mirë, po mos u tako më me mua, po hajde, se komshi më ke aty, prapë!

Denoncuesi: Atë që më ke bërë ti mua çfarë komshiu të kam, ç’të dua?

Punonjësi i Kadastrës: S’të kam bërë asgjë unë ty, po hajde!Mirë, o mirë, po do vish të pimë kafe, t’i sqarojmë këto muhabete, se janë muhabete koti?

Denoncuesi: Nuk janë muhabete koti, për t’u janë koti, për mua janë plot. Në qoftë se do t’i rregullojmë gjërat, ashtu si i kam pasur mirë. Po qe se nuk i rregullon nuk kam pse humb kohë kot?

Punonjësi i Kadastrës: S’të kam bërë asgjë unë ty, por ia ke bërë vetes, ti. Dakord, o dakord!

Pasi “Stop” u takua me punonjësin, ai nuk pranoi të shpjegohet se pse ka ndodhur kjo gjë, por tha se do të zgjidhet shumë shpejt.

Gazetari: Zotëria, pretendon, se ju, duke shfrytëzuar postin e kryeazhornuesit, apo të azhornuesit, nuk e di, se çfarë posti keni aktualisht…

Punonjësi i Kadastrës: Specialist.

Gazetari: Keni përfituar dhe keni marrë, gjithmonë sipas hartës, keni kaluar te pjesa e tij.

Pajtim Berisha, denoncues: Vendndodhja e asaj prone, ku unë e kam blerë në certifikatën e re të 21 marsit të sivjetshëm, ajo është tjetërsuar.

Punonjësi i Kadastrës: Nuk ka ndodhur asnjë tjetërsim. Në qoftë se doni dokumentacionin, jua paraqesim.

Pajtim Berisha, denoncues: Derisa të ma kalojë pronën, atë çfarë kam fakt aty, se këta çunat ishin aty dhe e panë, unë nuk jam i qetë.

Gazetari: Pse në hartë, zotëria pretendon, se ju keni kaluar në pjesën e tij?

Punonjësi i Kadastrës: Po s’kam lidhje fare unë. Unë jam një specialist, që…, e kupton? Edhe mua nuk më takon, që të të kthej një përgjigje për këtë pjesë.

Gazetari: Ekziston si problematikë, pra, dhe mund të rregullohet, është pyetja?

Punonjësi i Kadastrës: Besoj, se po! E rregulluar është, e kemi sqaruar.

Gazetari: Në ç’kuptim, e rregulluar? Po flasim gjithmonë nga ana ligjore. Sepse deri në momentin, që ai ta ketë të firmosur me noteri, puna juaj, se çfarë do bëni.

Punonjësi i Kadastrës: Do t’ju kthejë përgjigje vetë Pajtimi, prapë.

Gazetari: Që domethënë?

Punonjësi i Kadastrës: Që do të thotë, se ka mbaruar, s’ka asnjë lloj problemi dhe Pajtimi është i qetë. Do i kalojë atje, ku i takon.

Gazetari: Ku i takon, por çfarë ka ndodhur, pse kemi ardhur në këtë situatë? Pyetja është shumë e thjeshtë.

Punonjësi i Kadastrës: S’mund ta them këtu në mes të rrugës.

Më pas denoncuesi njoftoi, se palët iu drejtuan ekspertit për saktësimin e hartës dhe pritet zyrtarizimi nga AShK Fier.

Pajtim Berisha, denoncues: Personi në fjalë, për të cilin kam bërë ankimimin, u paraqit pranë topografit dhe bëri përpjestim pasurie, për të më kaluar atë, çfarë është imja. E bëri dje, konkretisht, e faturoi me mandat pagese pranë bankës dhe e çoi për ta hipotekuar tek AShK-ja Fier. Faleminderit! Faleminderit! Respekt! Shumë respekt për ju!/ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
Berisha: Armiqësia Rama-Veliaj është shumë e thellë, më PS ka klane

Berisha: Armiqësia Rama-Veliaj është shumë e thellë, më PS ka klane

Plagosja e serbit në veri të Kosovës, pezullohen 4 efektivë policie

Plagosja e serbit në veri të Kosovës, pezullohen 4 efektivë policie

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 12 prill 2023
















TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com