Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Unë dhe skuadra ime i dorëzuam drejtësisë ‘shpatën e ndëshkimit’”/ Rama: SPAK nuk e ka pasur fuqinë që ka sot, e përdornin për hesapet e veta

2025/03/06 at 9:34 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Unë dhe skuadra ime i dorëzuam drejtësisë ‘shpatën e ndëshkimit’”/ Rama: SPAK nuk e ka pasur fuqinë që ka sot, e përdornin për hesapet e veta

Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për reformën në drejtësi, për të cilën u shpreh se e ka bërë Partia Socialiste.

Në rubrikën “Sy m’sy”, Rama vlerësoi SPAK dhe kreun e saj, duke bërë krahasime të ndryshimit të kësaj strukture.

Sipas tij, SPAK dikur nuk e ka pasur fuqinë që ka sot, pasi shpatën e ndëshkimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë dhe e përdorte për hesapet e veta.

“Lërja punës së zotit këtë orën kur na merr. Kur përmend Profetin, më dëgjo mua bëj shumë kujdes. Mos nxjerr profetin përpara për të nxjerrë mllefet e tua. Nëse ke helme për të nxjerrë dhe nëse ke mallkime për të bërë. Besoj se është e kotë të luftohet me gjithë këtë llum, por kush sulmon duhet të provojë atë që thotë. Sa i përket arrestimeve duhet ta dish ti dhe të gjithë, kjo ditë e arrestimeve, hetimeve të personave në pushtet politik, qofshin ministra a kryetar bashkie, nuk do vinte kurrë o ti miku im, pa mua dhe pa PS.

Nuk do vinte kurrë se po të vinte do kishte ardhur nga 1912. Deri kur un dhe PS të gjithë bashku bëmë reformën në drejtësi, as ti as yt atë as stërgjyshi që kanë jetuar në këtë vend e u prehtë në paqe kush nuk jeton më, nuk kanë parë asnjë gjë të tillë siç po shohin sot. Pyetja është si ka mundësi që nuk u bë një hetim, si nuk u thirr një njeri në prokurori. Kështu pushkatime e varje në litar me gjykata nga regjimi përkatës ka pasur plot. Po flas për prokurorët e gjykatës të pavarur. Unë dhe skuadra ime vendosëm diçka që se ka bërë askush më parë.

Vendosëm t’i dorëzojmë drejtësisë shpatën e ndëshkimit që ka qenë në duart e pushtetit politik duke goditur kë ka pasur oreks të godasë. Këtu ka ndodhur, imagjino të ndodhte sot që të mblidhej këtu posht dritares sime një popull i tërë dhe nga kjo zyrë të jepej urdhër për të qëlluar dhe të qëlloheshin më plumba dhe të vdisnin 4 vetë të pafajshëm, të parrezikshmë.

Dhe prokurori, imagjino SPAK të lëshonte urdhra arresti për një numër personash përgjegjës për gjithë procesin dhe unë t’i jepja urdhër Drejtorit të Policisë, hec, nuk arrestohet askush. Me forcën e policisë të merrja në mbrojtje persona që i kërkon SPAK. Kjo ka ndodh në Shqipëri morë miku im jo para 100 vjetësh por shumë pak kohë më parë, para se unë të vija në këtë zyrë. Si shpjegohet kjo që tani duket e pamundur.

Na ra nga qielli kjo? Apo e solli Amerika me aeropolan apo Europa me vapor. Këtë e bëri ky që sheh këtu dhe ata që e shkruan dhe e votuan me vullnet të plotë. Altin Dumanin për të cilin kam shumë respekt dhe ia kam shprehur solidaritetin kundër qendërisë që i turret, ka qenë aty prokuror i Republikës, por nuk kanë pasur fuqinë që kanë sot, se shpatën e ndëshkimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë more zotëri dhe e përdorte për hesapet e veta”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
I ngarkuari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor: Të punohet për zgjidhjet në dialogun Kosovë-Serbi

I ngarkuari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor: Të punohet për zgjidhjet në dialogun Kosovë-Serbi

“Kënetë që nuk i duhet as dreqit”, Rama për opozitën: Bufi i vërtetë i kënetës, është ku e ku me këtë bufin tjetër me dy këmbë e dy duar

“Kënetë që nuk i duhet as dreqit”, Rama për opozitën: Bufi i vërtetë i kënetës, është ku e ku me këtë bufin tjetër me dy këmbë e dy duar

Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Rrugën e Kombit

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com