Është pak e pabesueshme që një nënë dhe një vajzë të flenë me të njëjtin mashkull, por kjo nuk është aspak problem në një lokacion të Bangladeshit.
Orola Dalbot 30 vjeç është rritur me nënën dhe njerkun e saj, pasi babai ka ndërruar jetë dhe e ka lenë në moshë shumë të vogël.
“Noten ishte një burrë shumë i mirë dhe kur u martua me nënën time, mendova që ajo do të ishte e lumtur me të. Por kur arrita moshën e pubertetit kuptova që ai do të bëhej edhe burri im, pasi më kishin martuar me të që në moshën 3 vjeçare. Në fisin Mandi të Bangaldeshit është traditë që një burrë mund të martohet dhe të fle me dy gra të së njëjtës familje.
Por kur Orola mori vesh fatin që e priste thotë se qau dhe se u ndje shumë keq, donte madje të largohej por nëna e saj, 51 vjeçare ja ndaloi ta bënte një gjë të tillë. Ajo sot është e martuar me burrin e nënës së saj dhe ka tre fëmijë.
Burimi :Marie Claire