Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unaza e Madhe/ Një km 18 milion euro, Prokuroria kërkon ekspertizë të huaj

2019/02/08 at 2:51 PM
në Kryesore, ZZinstant
Kohë leximi: 2 min
A A
Unaza e Madhe/ Një km 18 milion euro, Prokuroria kërkon ekspertizë të huaj

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë ekspertizë të huaj në lidhje me vlerën financiare të projektit për Unazën e Madhe, pasi ka dyshime se vlera prej rreth 18 milionë eurosh për një kilometër është më e lartë nga sa është e nevojshme.

Burime nga Prokuroria thonë se hetimet për skandalin me tenderin, përveç kompanisë “Dh Albania”, kanë përfshirë edhe institucionet shtetërore dhe në funksion të hetimeve grupi hetimor mësohet se do të kërkojë ekspertë të huaj nga vendet e Bashkimit Europian, për të konkluduar në vlerën financiare që nevojitet për realizimin e një projekti të tillë.

Sipas dyshimeve, vlera monetare e projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe është i “fryrë” dhe për këtë do të kërkohet një vlerësim tjetër, ku si referencë do të merren çmimet në vende të BE-së. Ekspertëve do t’u kërkohet të kryejnë një analizë financiare të çdo zëri shpenzimesh që përfshin ky projekt, duke nisur prej hartimit të tij e deri në zbatimin përfundimtar.

Kujtojmë se pak javë më parë, Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë caktoi “Arrest në burg” për administratorin e kompanisë “Dh Albania”, Avdiol Dobin, ndërsa e akuzoi për tri vepra penale: për mashtrim, falsifikim të dokumenteve, si dhe pastrimit të parave.

Në fillim të dhjetorit, Prokuroria e Tiranës njoftoi se verifikimi për skandalin e bërë publik nga emisioni “Të paekspozuarit”, kishte nisur për 3 vepra penale. Konkretisht, për atë të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, si dhe “Shkelje e barazisë në tenderë”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Ndërkohë që veprimi i parë hetimor ishte dërgimi i një letërporosie autoriteteve amerikane, sekuestrimi i dokumenteve të tenderimit nga institucionet dhe marrja e dëshmive së fundi, e dy drejtuesve. Ndërkohë, burime pranë Prokurorisë thonë se janë duke u bërë verifikime edhe për lidhje të “DH Albania” me kompani të tjera, për të parë bashkëpunimin mes tyre. Prokuroria kërkoi “Arrest në burg” për Avdiol Dobin, por burimet thonë se nën hetim janë edhe zyrtarë të ARRSH-së dhe OST-së, ndërsa pritet që në vazhdim të merren masa të tjera sigurie.

Pjesë e hetimit të organit të akuzës është edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, kjo për të verifikuar të gjitha parregullsitë e vërejtura në procedurën për marrjen e licencës nga ana e kompanisë, e cila më vonë do të fitonte dy tenderë në vlerën rreth 30 mijë euro. Ndërkohë, kujtojmë se ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë shkarkoi nga detyra si drejtorin e ARRSH-së, Afrim Qëndron, ashtu dhe atë të OST-së, Klodian Gradecin./ Panorama

Etiketa: eskpertizahetimetprokuroriaunaza e madhe

Ju sugjerojmë

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
Aktualitet

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

4 Shkurt, 2026 2:33 pm
Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV
Kryesore

Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV

4 Shkurt, 2026 2:17 pm
Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…
Kryesore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…

4 Shkurt, 2026 1:48 pm
Pagat/Rama-prokurorëve: Keni ndonjë gjë për të thënë për arrestimet me burg pa gjyq?
Aktualitet

Pagat/Rama-prokurorëve: Keni ndonjë gjë për të thënë për arrestimet me burg pa gjyq?

4 Shkurt, 2026 1:24 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Mbetjet e Kurum, policia ekzekuton 20 nga 33 masat e dhëna nga Prokuroria

4 Shkurt, 2026 10:41 am
Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
Aktualitet

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

4 Shkurt, 2026 9:25 am
Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?
Aktualitet

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?

4 Shkurt, 2026 9:15 am
Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës
Aktualitet

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës

4 Shkurt, 2026 9:11 am
Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri
Aktualitet

Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri

4 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Para
Vuçiç nuk i njeh kufijtë e Kosovës, ja përgjigja që i vjen nga Haradinaj

Vuçiç nuk i njeh kufijtë e Kosovës, ja përgjigja që i vjen nga Haradinaj

Gruaja vdiq nga kafshimi i qenve, habisin banorët: Nuk janë qenër vendali

Gruaja vdiq nga kafshimi i qenve, habisin banorët: Nuk janë qenër vendali

Video/ Burri që vrau gruan në Vlorë, çfarë thotë për krimin

Video/ Burri që vrau gruan në Vlorë, çfarë thotë për krimin

TE FUNDIT

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve
4 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, lidhur me debatin e fundit për pagat...

Lexo më shumë

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
4 Shkurt, 2026

Prokuroria e Durrësit, ka dhënë detaje mbi mbetjet e kompanisë “Kurum”, të cilat u sekuestruan një vit më parë. Sipas...

Lexo më shumë

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë
4 Shkurt, 2026

18 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite të sotme në Gaza. Shifrat raportohen nga al Jazeera që citon burimeve spitalore....

Lexo më shumë

Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum

Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum
4 Shkurt, 2026

Ish bashkëshortja e themeluesit të Microsoft-it, Melinda Gates, nuk i gëlltit aspak historitë e rënda që kanë dalë nga disa dokumente...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com