Pasditen e së hënës Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve.
Balluku tha se gjatë këtyre javëve është punuar me forca të shtuara, pavarësisht kushteve të motit, për të bërë të mundur finalizimin e kësaj vepre në afatin e parashikuar.
Ajo theksoi se Unaza e Madhe është një vepër e rëndësishme, jo vetëm për kryeqytetin, por dhe për qytetarët të cilët vijnë nga zona të tjera, pasi lidhet me të gjitha autostradat.
”Kjo rrugë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kalon në zona të banuara, është një vepër që për ne do të kthehet në një praktikë të mirë për t’u ndjekur se si i gjithë kontributi mund të sjellë një rezultat të jashtëzakonshëm në kohë të shkurtër. Ditën e hënë në orën 4 do të jetë një inspektim, por nga ana tjetër do të jetë momenti i hapjes së këtij aksi që rrethon Tiranën në 360 gradë”, tha Balluku.