Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ulja e çmimit të energjisë, nismë elektorale”/ Berisha: 10 Lekë më shumë se në 2013-ën

2025/01/10 at 1:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ulja e çmimit të energjisë, nismë elektorale”/ Berisha: 10 Lekë më shumë se në 2013-ën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për uljen e çmimit të energjisë.

Në një konferencë të zhvilluar me mediat, Berisha tha se çmimi i ulur i energjisë është 10 Lekë më shumë nga se ishte në 2013-ën.

Ai e ka quajtur nismë elektorale vendimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike nga qeveria.

”Sot jam këtu për t’u paraqitur shqiptarëve paketën apo qëndrimin tonë ndaj çmimit të energjisë. Siç është e njohur tashmë, në vitin 2013 ne kemi lënë 3 çmime për energjinë. Kemi lënë çmimin 77 Lekë për 300 kilovatët e parë, çmim i cili mbulonte konsumin e mbi 78 për qind të familjeve shqiptare. Kemi lënë çmimin e dytë me 115 Lekë kilovati, që mbulonte të tjerët që konsumonin më shumë.Për biznesin ne kemi pasur çmimin më të ulët në Europë, 60 Lekë për kilovat/orë.

Ky çmim ishte plotësisht i përballueshëm, përputhej me qëndrimin e qeverisë ndaj mbështetjes të fuqishme të sektorit të biznesit dhe ishte një nga atraksionet e rëndësishme të investitorëve vendas dhe të huaj në Shqipëri. Ndërkohë ne ndërmorëm projektin e shndërrimit të Shqipërisë në superfuqi të vogël rajonale të energjisë së rinovueshme, me të cilën PS u tall rëndom kushedi sa herë.

Edi Rama, pas marrëveshjes së tij korruptive me CEZ-in, kompani e cila fatura zyrtare të njohura nga auditi ndërkombëtar, kishte borxhe ndaj shqiptarëve 630 milionë Euro. Dëme të krijuara indirekt ishin 3.2 miliardë Euro. Edi Rama me famozin Fyle, iu kujtohet juve, la arbitrazhin, proces në të cilin ne kishim bindje absolute se e fitonim, dhe proces i cili do detyronte CEZ-in, të paktën ato me faturë, 630 milionë t’ia kthente shtetit shqiptar.

Edi Rama jo vetëm i dorëzoi këto 630 milionë, por pagoi nga buxheti i shtetit edhe 100 milionë euro shtesë CEZ-it. Afera e Edi Ramës me CEZ-in është një nga aferat më të mëdha në historinë e korrupsionit evropian. Pas kësaj marrëveshje famëzezë, Edi Rama rriti çmimin.

D.m.th fashon gjer në 300 Euro e bëri 95 Lekë, e rriti pra me rreth 20 e ca për qind dhe fashon tjetër e rriti me 118 Lekë. Me këtë rritje, Edi Rama plaçkiti shtresat në nevojë, që quhen ato që e merrnin me 77 Lekë, me një shumë në vit prej 60 milionë Eurosh dhe që në 10 vite bëhen 600 milionë Euro. Nuk është vetëm kaq. Është shumë më tepër. Në vitin 2023, në mënyrë paradoksale, antiligjore, Edi Rama merr nga buxheti i shtetit, me akt normativ, 200 milionë Euro mbështetje buxheti për KESH-in dhe 80 milionë hua.

I jep pra 280 milionë Euro nga buxheti i shtetit.Kështu që gjatë 10-vjeçarit, krahasuar me vitin 2013 e para, qytetarët shqiptarë paguan gjithsej rreth 900 milionë Euro. Duhet të jesh ai që është ai vetë të thuash që nuk kam rritur çmimin e energjisë ndonjëherë. Duhet të flasësh me mendjen e Lubisë që të thuash se kjo është ulja e parë e çmimit të energjisë në histori. Të mendosh më keq se ata që besonin se shqiptarët hanin bar. Ti e more me 77 Lekë, e ngrite në 95 dhe zbrite në 85. Kjo është zbritje?Pra, e ka 10 Lekë më shtrenjtë se sa ishte në vitin 2013”, tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

10 Janar, 2026 11:46 am
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Para
Berisha shpalos planin e PD-së për çmimin e energjisë: 7 lekë për 300 kv/h e parë

Berisha shpalos planin e PD-së për çmimin e energjisë: 7 lekë për 300 kv/h e parë

Tentativa për të vrarë Inez Hajrullën, dënohet Leonard Luzi dhe dy bashkëpunëtorët

Tentativa për të vrarë Inez Hajrullën, dënohet Leonard Luzi dhe dy bashkëpunëtorët

“Jam dhunuar!”/ Pas denoncimit e reja mbyll derën e banesës, forcat RENEA futen në apartament nga dritarja

VIDEO/ Ngjarja në Astir, zbulohet çfarë gjeti policia brenda në apartament

TE FUNDIT

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
10 Janar, 2026

Një magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false është është zbuluar nga Policia e Tiranës këtë të shtunë...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
10 Janar, 2026

Një autobot që transportonte karburant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes teksa udhëtonte në autostradën Rruga e Kombit....

Lexo më shumë

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
10 Janar, 2026

Në disa akse rrugore të vendit ka pasur rënie gurësh, inerte dhe prezencë të ujit, për shkak të reshjeve të...

Lexo më shumë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
9 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com