Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ulet papunësia, në tremujorin e parë 2016 arrin 16.6 %

2016/06/13 at 6:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ulet papunësia, në tremujorin e parë 2016 arrin 16.6 %

Në tremujorin e parë të vitit 2016, sipas Anketës së Forcave të Punës, individët që janë aktivë në tregun e punës përbëjnë 65,9 % të saj, ndërsa ata ekonomikisht jo aktivë janë 34,1 % të popullsisë.

Në tremujorin e parë 2016, shkalla e papunësisë është 16,6 %, duke shënuar një ulje prej 0,74 pikë përqindje nga tremujori i katërt i vitit 2015.

INSTAT tregon se punësimi shfaq një tendencë rritjeje si në terma vjetorë ashtu dhe në terma tremujorë.

Në terma vjetorë, punësimi u rrit me 5,2 %, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015, punësimi u rrit me 2,1 %…

Punësimi

Në tremujorin e parë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 65,9 %. Për femrat shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 58,2 % ndërsa për meshkujt 73,4 %. Për femrat shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës u rrit me 1,4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin pararendës. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 46,2 %. Shkalla e punësimit së të rinjve është 32,1 %. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 30-64 vjeç është 75,4 %. Shkalla e punësimit për këtë grup-moshë është 65,7 %.

Gjatë tremujorit të parë 2016, 39,5 % e të punësuarve të moshës 15-64 vjeç janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë dhe 24,2 % e të punësuarve punojnë në sektorin e shërbimeve të tregut (tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automobilave; hotelet dhe restorantet; transportet, magazinimi dhe komunikacioni; ndërmjetësimi monetar dhe financiar; pasuritë e patundshme). Punësimi në sektorin e shërbimeve jo të tregut (administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi shoqëror i detyruar; arsimi; shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale; aktivitete të tjera të shërbimit kolektiv; social dhe individual; shërbime në shtëpi; aktivitete të organizmave ndërkombëtare) përbën 16,6 % të punësimit total të grup-moshës 15-64 vjeç. Të punësuarit në industrinë përpunuese përbëjnë 9,8 % së të punësuarve 15-64 vjeç.

Krahasuar me tremujorin pararendës, punësimi gjithsej u rrit me 2,1 %. Ritmi i rritjes së punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë nga tremujori i katërt 2015 në tremujorin e parë 2016 është: 3,6 % në sektorin e bujqësisë; 2,1 % në sektorin e shërbimeve. Ndërsa në sektorin e industrisë ka një rënie të lehtë të numrit të të punësuarve prej 0,1 %. Në terma vjetorë, punësimi për popullsinë 15 vjet e lart u rrit me 15,5 % në sektorin e industrisë (industri nxjerrëse, industri përpunuese, ndërtim dhe industri të tjera); me 6 % në sektorin e shërbimeve dhe me 0,7 % në sektorin e bujqësisë.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, në grup-moshën 15-64 vjeç, pesha që zënë në punësimin total të punësuarit me pagë është 41,3 %. Të vetë-punësuarit (punëdhënës ose të vetë-punësuar pa të punësuar të tjerë me pagë) përbëjnë 33,5 % të të punësuarve në tërësi, ndërsa punëtorët pa pagesë të familjes përbëjnë 25,2 % të punësimit total.

Shkalla e punësimit (grup-mosha 15-64 vjeç) është më e lartë për të punësuarit me arsim të lartë (64,4 %) dhe ata me arsim profesional (63 %). Po të analizojmë të punësuarit me arsim të mesëm, shkalla e punësimit është më e lartë për personat me arsim të mesëm profesional me 63 %, kjo krahasuar me personat që kanë kryer shkollën e mesme të përgjithshme me 52,3 %. Pesha që zënë të punësuarit me pagë rritet me rritjen e nivelit arsimor. Nga të punësuarit me arsim të lartë 85,3 % janë të punësuar me pagë dhe vetëm 3,1 % janë të punësuar si punëtorë pa pagesë të familjes. Tek të punësuarit me arsim të mesëm profesional përqindja që zënë të punësuarit me pagë është 42,8 % ndërsa tek të punësuarit me arsim të mesëm të përgjithshëm përqindja që zënë të punësuarit me pagë është 48,7 %./Monitor

Ju sugjerojmë

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive
Aktualitet

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive

24 Maj, 2025 7:37 pm
VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale
Bota

VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale

24 Maj, 2025 7:15 pm
Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë
Kryesore

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë

24 Maj, 2025 6:56 pm
SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
Bota

SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore

24 Maj, 2025 6:41 pm
Gjermania për Kosovën: Rëndësi jetike për ne dhe NATO-n
Rajoni

Gjermania për Kosovën: Rëndësi jetike për ne dhe NATO-n

24 Maj, 2025 6:14 pm
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

24 Maj, 2025 6:03 pm
Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime
Bota

Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime

24 Maj, 2025 5:54 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh

24 Maj, 2025 5:17 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

24 Maj, 2025 5:11 pm
Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës
Rajoni

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

24 Maj, 2025 4:49 pm
Para
Etiopi/ Myslimanët dhe të krishterët e kalojnë bashkë Ramazanin

Etiopi/ Myslimanët dhe të krishterët e kalojnë bashkë Ramazanin

Arsyeja përse disa djersisin më shumë se të tjerët

Arsyeja përse disa djersisin më shumë se të tjerët

Obama: Ende nuk ka dëshmi se ISIS ka kryer masakrën në Orlando

Obama: Ende nuk ka dëshmi se ISIS ka kryer masakrën në Orlando

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive
24 Maj, 2025

Veriu këtë prag veror e ka çelur me Lezhën, mes një atmosfere festive ku muzika dhe ushqimi i mirë, tradicional...

Lexo më shumë

VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale

VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale
24 Maj, 2025

Në një takim të veçantë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka pritur familjen shqiptare...

Lexo më shumë

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë
24 Maj, 2025

Taulant Xhaka ka vendosur të tërhiqet nga futbolli dhe ka dhënë lamtumirën e tij teksa ka luajtur ndeshjen e tij...

Lexo më shumë

SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore

SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
24 Maj, 2025

Raundi i pestë i bisedimeve bërthamore ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit përfundoi në Romë me shenja të përparimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com