Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ulet numri i studentëve që pranohen tek mjeksia, ja tarifat dhe kuotat

2016/06/26 at 1:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ulet numri i studentëve që pranohen tek mjeksia, ja tarifat dhe kuotat

Viti i ri akademik do të presë më pak studentë në auditorët e Universitetit të Mjekësisë. Senati akademik i Universitetit të Mjekësisë ka miratuar numrin e studentëve dhe pagesën që duhet të bëjnë ata për shkollimin. Në bazë të tabelës së nisur për miratim Ministrisë së Arsimit, të cilën e disponon gazeta, vihet re një ulje e ndjeshme e numrit të pranimeve thuajse në të gjitha degët, ndonëse universitetet i kanë kapacitetet pritëse.

Në mesin e dhjetë programeve të studimeve, Stomatologjia është e vetmja që bën përjashtim duke njohur rritje të kuotave, nga 55 në 82. Ndërsa shuma që duhet të paguajnë vitparistët mbetet e njëjtë me përjashtim të degëve të shumëkërkuara: Mjekësi e Përgjithshme dhe Farmaci.

Kjo është hera e parë kur do të aplikohet ligji i arsimit të lartë, i cili u jep të drejtë universiteteve të vetëmenaxhohen, duke caktuar tarifat dhe numrin e studentëve që duan të pranojnë. Si vit i parë, senati i UM ka vendosur të mos rrisë menjëherë tarifat, duke u përpjekur nga ana tjetër të gjejë burime alternative financimi nëpërmjet edukimit në vazhdim apo projekteve të huaja. Në rast se ato nuk rezultojnë të suksesshme, shpenzimet e duhura për funksionimin e universitetit do të duhet të mbulohen nga tarifat e studentëve, si të ardhurat kryesore. Sipas ligjit të ri, MAS nuk ka të drejtë të ndërhyjë, me përjashtim të kuotave e tarifave tavan.

tabela

VENDIMI I SENATIT

Edhe këtë vit degës së Mjekësisë i janë ulur edhe 10 kuota, duke e çuar numrin e pranimeve në 230, po aq sa kapaciteti pritës që ofron fakulteti. Po ashtu, sipas vendimit të senatit për kuotat e tarifat, e përmbledhur në tabelën përbri, Infermieria ka ulur gjithashtu numrin e pranimeve në 274, nga 300 të një viti më parë. Ndërsa tarifa që duhet të paguajnë studentët e rinj mbetet e njëjtë, 40 mijë lekë. Ulje kuotash kanë pësuar edhe degë të tjera në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike: Fizioterapi, Imazheri, Logopedi, Mami dhe Teknik laboratori. Kështu, në degën e Fizioterapisë do të ketë vetëm 48 pranime të reja nga 60 që ishin një vit më parë. Imazheria po ashtu do të ketë 47 vende, mbi 20 kuota më pak se vjet. Ndërsa 40 kuotat e Logopedisë, këtë vit do të ulen në vetëm 28. Mamia do të jetë thuajse në gjysmën e numrit të studentëve që priti vjet. Nga 80 që ishin një vit më parë, po sa janë edhe mundësitë që ofron fakulteti, dekanati i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike e ka parë të arsyeshme ta çojë këtë shifër në 43. Kundrejt kuotave që duhet pranuar se janë ulur ndjeshëm, studentët që do të pranohen në degët e mësipërme nuk do të paguajnë me tepër se 35 mijë lekë të rinj, po aq sa është aktualisht. E vetmja që ka mbetur në vendnumëro është Farmacia, e cila do të pranojë në auditore edhe këtë vit 90 studentë. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për shumën që duhet të paguajë studenti që arsimohet aty, e cila është 5 mijë lekë më tepër.

Ju sugjerojmë

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë
-U tha në Opinion

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë

18 Qershor, 2025 10:37 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Para
Delet nuk meritojnë referendum !…

Delet nuk meritojnë referendum !…

Djemtë e kombëtares kanë pseudonime të veçanta, ja kush ua ka vendosur 

Djemtë e kombëtares kanë pseudonime të veçanta, ja kush ua ka vendosur 

FSHF nuk humb kohë. Duka: Duhet të punojmë për Maqedoninë

FSHF nuk humb kohë. Duka: Duhet të punojmë për Maqedoninë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
18 Qershor, 2025

Sinjalistika e qarkullimit rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të madh si pasojë e numrit të lartë të...

Lexo më shumë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com