Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Odesa të Ukrainës.
Pas punimeve për samitin “Ukrainë–Europa Juglindore”, Spiropali mori pjesë në ceremoninë në nderim të heronjve të luftës në parkun “Taras Shevchenko” në Odesa.
Lajmin kryetarja e Kuvendit e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar edhe video të pjesëmarrjes në këtë ceremoni.
Në këtë postim Spiropali shkruan: “Odesa, Parku Taras Shevchenko! Ceremoni në nderim të heronjve të luftës në Ukrainë. Një ditë që kujton çmimin e lartë të lirisë dhe vlerën e paçmuar të paqes”.