Forcat ushtarake të Rusisë po synojnë dhjetëra vende civile, ka thënë një zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës.
“Rusët thonë se nuk po godasin objekte civile, por 33 objekte civile janë goditur gjatë 24 orëve të fundit”, tha Vadym Denysenko për agjencinë e lajmeve Reuters.
Forcat ruse kanë hyrë në kryeqytetin Kiev pasi përparuan me shpejtësi nga fronte të shumta në veri, lindje dhe jug të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të enjten.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se operativët rusë janë tashmë në qytet, duke u bërë thirrje vendasve të mos dalin nga shtëpitë e tyre.