Ushtria ruse shpërtheu një digë në lumin Mokry Yaly në rajonin e Donetsk , duke shkaktuar përmbytje në të dy anët e lumit, tha zëdhënësi i divizionit të forcave ukrainase të Tavria, Valery Hershen për Ukrainska Pravda .
Sipas tij, situata e krijuar pas dëmtimit të digës nuk do të dëmtojë sulmet kundër ushtarëve rus.
“Në lumin Mokry Yaly, pushtuesit hodhën në erë një digë, e cila çoi në përmbytje në të dy anët e lumit. Megjithatë, kjo nuk ndikon në operacionet sulmuese në drejtim të Tavriyske, rajoni Kherson,” tha ai .