Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukraina raportohet se po finalizon marrëveshjen për sigurimin e anijeve me drithëra

2023/08/21 at 8:50 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina raportohet se po finalizon marrëveshjen për sigurimin e anijeve me drithëra

Ukraina është duke e finalizuar një marrëveshje me kompani globale të sigurimit për t’i mbuluar anijet me drithëra që udhëtojnë drejt dhe nga portet e saj në Detin e Zi, raportoi më 21 gusht Financial Times duke cituar zëvendësministrin e ekonomisë të Ukrainës, Oleksandr Gryban.

Gryban i tha mediumit amerikan se marrëveshja ishte duke “u diskutuar në mënyrë aktive” mes ministrive përkatëse, si dhe bankave vendase dhe grupeve ndërkombëtare të sigurimeve, përfshirë kompaninë Lloyd’s të Londrës, Anglisë.

Gjatë muajit gusht, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e paralajmëruaj se Ukraina do t’i luftojë sulmet e Rusisë në Detin e Zi, në mënyrë që të mundë të importojë dhe eksportojë drithëra dhe mallra të tjera përmes ujërave të tij.

Kjo deklaratë e Zelenskyt, më 8 gusht, erdhi pak ditë pasi dronët detarë ukrainas, të mbushur me eksplozivë, e dëmtuan një anije luftarake ruse, pranë një porti rus, dhe e goditën edhe një cisternë ruse të naftës.

Tensionet brenda dhe përreth Detit të Zi ishin përshkallëzuar në korrik, kur Rusia u tërhoq nga një marrëveshje e cila mundësonte eksportin e sigurt të drithërave nga portet e Ukrainës. Rusia i ka goditur vazhdimisht me dronë dhe raketa portet dhe siloset e drithit ukrainase.

Rusia u tërhoq nga marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, pasi që tha se nuk janë plotësuar kërkesat e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i propozoi muajin e kaluar presidentit rus ,Vladimir Putin, që ta zgjasë marrëveshjen në këmbim të lidhjes së një dege të bankës bujqësore të Rusisë me sistemin e pagesave ndërkombëtare SWIFT, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Rusia i bllokoi portet ukrainase në Detin e Zi në fillim të pushtimit të saj në shkurt 2022.

Kjo bllokadë po e ngufat Ukrainën ekonomikisht, pasi ekonomia e saj para luftës varej pothuajse plotësisht nga eksporti, me çelikun dhe drithërat më të eksportuarat.  /REL

Ju sugjerojmë

Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë
Bota

Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë

16 Maj, 2025 4:36 pm
Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë
Kryesore

Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë

16 Maj, 2025 4:21 pm
Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën
Bota

Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën

16 Maj, 2025 4:14 pm
Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve
Bota

Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve

16 Maj, 2025 4:07 pm
KQZ vendos hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia
Aktualitet

KQZ vendos hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia

16 Maj, 2025 3:49 pm
Maliq/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari
Aktualitet

Maliq/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari

16 Maj, 2025 3:36 pm
Berisha nga Samiti i IDU në Bruksel:Ishin zgjedhjet më të dhunuara, farsë elektorale
Aktualitet

Berisha nga Samiti i IDU në Bruksel:Ishin zgjedhjet më të dhunuara, farsë elektorale

16 Maj, 2025 3:17 pm
Rama-liderëve: Në Kanunin tonë thuhet…Sa herë të vini në Shqipëri,jeni të mirëpritur
Aktualitet

Rama-liderëve: Në Kanunin tonë thuhet…Sa herë të vini në Shqipëri,jeni të mirëpritur

16 Maj, 2025 3:07 pm
Presidentja e PE Metsola vlerëson fitoren e Ramës: Mbështetje për integrimin
Aktualitet

Presidentja e PE Metsola vlerëson fitoren e Ramës: Mbështetje për integrimin

16 Maj, 2025 3:02 pm
Samiti/ Merz: Të jemi të qartë për mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën
Aktualitet

Samiti/ Merz: Të jemi të qartë për mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën

16 Maj, 2025 2:50 pm
Para
AMP dhe Forcat Operacionale aksion në “Beach Bar” për të arrestuar policin

AMP dhe Forcat Operacionale aksion në “Beach Bar” për të arrestuar policin

Rusia rrëzon një dron ukrainas, aeroportet e Moskës kufizojnë sërish fluturimet

Rusia rrëzon një dron ukrainas, aeroportet e Moskës kufizojnë sërish fluturimet

Shëngjin/ Mjeti lundrues pësoi defekt në mes të detit, shpëtohen 2 të rinjtë

Shëngjin/ Mjeti lundrues pësoi defekt në mes të detit, shpëtohen 2 të rinjtë

TE FUNDIT

Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë

Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë
16 Maj, 2025

Presidenti i Azerbajxhanit dhe kryeministri i Armenisë kanë rënë dakord për një traktat paqeje. Lajmi është bërë i ditur nga...

Lexo më shumë

Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë

Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë
16 Maj, 2025

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja rezulton kandidati më i votuar për deputet në rang vendi nga lista...

Lexo më shumë

Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën

Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën
16 Maj, 2025

Liderët e Bashkimit Evropian janë takuar sot në Tiranë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian. I pranishëm në...

Lexo më shumë

Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve

Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve
16 Maj, 2025

Zyrtarët ukrainas dhe rusë u takuan të premten në Stamboll për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për herë të parë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com