Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukraina përballë luftës së Rusisë dhe ndryshimeve politike në Shtetet e Bashkuara

2024/07/17 at 7:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ukraina përballë luftës së Rusisë dhe ndryshimeve politike në Shtetet e Bashkuara

Pas gati 30 muaj lufte me Rusinë, vështirësitë e Ukrainës në fushën e betejës po shtohen ndërkohë që përkrahja kritike nga Shtetet e Bashkuara është gjithnjë e më shumë nën mëshirën e ndryshimeve politike.


Vonesa gjashtë mujore e ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, që janë edhe kontribuesi më i madh i Ukrainës, i mundësoi Kremlinit të ndryshojë vijën e fronit. Forcat ukrainase tani po shohin përparime të ngadalta por graduale të ushtrisë ruse, e cila është më e madhe dhe më e pajisur.

“Dy, tre muajt e ardhshëm ka të ngjarë të jenë muajt më të vështirë për Ukrainën këtë vit,” thotë analisti ushtarak Michael Kofman nga organizata “Carnegie Endowment”, në një intervistë të realizuar së fundmi.

Por Ukraina ka edhe një shqetësim tjetër të vazhdueshëm: Sa do të zgjasë përkrahja politike dhe ushtarake perëndimore, që është kritike për luftën e saj?

Të hënën, ish Presidenti Donald Trump zgjodhi Senatorin e Ohajos, JD Vance si kandidat për nënpresident për zgjedhjet e nëntorit dhe zoti Vance dëshiron që Shtetet e Bashkuara të përqëndrohen tek problemet e tyre – dhe jo domosdoshmërisht tek një luftë mijëra kilometra larg, në një kontinent tjetër, ndonëse ai ka deklaruar se zoti Putin gaboi kur sulmoi Ukrainën.

Qëndrimi i tij përputhet me ato të zotit Trump, i cili ka deklaruar se nëse fiton në zgjedhje, do t’i japë fund konfliktit para ditës së inaugurimit në janar. Ai nuk ka dhënë detaje se si do ta bëjë një gjë të tillë.

Ndërkohë, Kryeministri pro-rus i Hungarisë, Viktor Orban – vendi i të cilit ka presidencën e radhës së Bashkimit Evropian – së fundmi zemëroi udhëheqësit e tjerë të BE-së për takimet pa konsulta e miratim paraprak me zotin Putin dhe Presidentin kinez Xi Jinping.

Lufta më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore tashmë ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve nga dyja palët, përfshirë mijëra civilëve. Nuk ka shenja që lufta është pranë fundit në të ardhmen e afërt.

Zoti Putin dëshiron ta zgjasë luftën me shpresë që të shterrojë vullnetin e Perëndimit për t’i dërguar miliarda dollarë të tjerë Kievit.

Më poshtë, një vështrim mbi sfidat kryesore të Ukrainës:

Fusha e betejës

Rusia kontrollon 18 për qind të territorit ukrainas, pasi forcat mbrojtëse të Kievit, e zmbrapsën nga gjysma e territorit që mori pas sulmit të saj në shkurt të vitit 2022, sipas një analize të Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, një organizatë amerikane, të publikuar në maj. Në vitin 2014, Rusia mori Krimenë e Ukrainës.

Rusia nuk ka arritur ndonjë fitore të madhe në fushën e betejës që nga marrja e pjesës lindore Avdiivka në muajin shkurt. Por forcat e saj tani po përparojnë në rajonet kufitare: Kharkiv në verilindje të Ukrainës, Donetsk në lindje dhe Zaporizhia në jug.

Për të blerë kohë, Ukraina ndërmori një strategji mbrojtjeje elastike, përmes së cilës hoqi dorë nga disa pjesë të territorit për të lodhur forcat ruse derisa furnizimet nga perëndimi të arrijnë në duart e brigadave ukrainase. Por analistët paralajmërojnë se Rusia pa dyshim mund të fitojë një luftë të stërzgjatur, nëse Ukraina nuk ndërmerr ndonjë sulm duke përdorur elementin e suprizës.

Rusia njoftoi të dielën se forcat e saj kanë marr nën kontroll fshatin Urozhaine, në rajonin e Donetskut, por zyrtarët ukrainas thanë se luftimet po vazhdojnë atje. Ushtria ruse po synon të marrë nën kontroll qytetin Chasiv Yar, një pikë e lartë strategjike, që do t’i mundësonte të depërtojë më thellë në rajonin e Donetskut.

Forcat ukrainase kryesisht po i rezistojnë sulmeve ruse përreth qytetit verilindor të Kharkivit, sipas Institutit për Studimin e Luftës, një organizatë me seli në Uashington. Forcat e Kremlinit po përpiqen të sigurojnë pozicione prej nga mund të veprojnë me armatim të rëndë artilerie dhe të krijojnë një zonë të padepërtueshme në rajon për të parandaluar sulmet ukrainase në anën ruse të kufirit.

Ndërkohë, Rusia po godet me raketa në zonat e tjera, duke qëlluar infrastrukturën civile. Javën e kaluar ajo ndërmori një sulm ajror të shkallës së gjerë që la 31 civilë të vdekur dhe qëlloi spitalin me të madh të fëmijëve në Kiev.

Rrjeti energjetik

Njëri prej qëllimeve kryesore të Rusisë është dëmtimi i rrjetit të energjisë elektrike të Ukrainës përmes sulmeve të vazhdueshme me raketa me rreze të gjatë veprimi dhe dronëve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se bombardimet kanë shkatërruar 80 për qind të termocentraleve të Ukrainës dhe një të tretën e hidrocentraleve.

Ukraina do të përballet me një dimër të ashpër, sipas analistëve.

Ukraina është vend me territor shumë të madh dhe për ta mbrojtur duhen sisteme masive mbrojtjeje. Vendit i duhet 25 sisteme “Patriot” të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur plotësisht hapësirën e vet ajrore, deklaroi zoti Zelenskyy të hënën.

Municionet

Sasitë e reja të municioneve po depërtojnë tek njësitë përgjatë vijës së frontit, duke tkurrur dallimin e madh të Kievit në raport me armët e artilerisë ruse dhe duke i mundësuar Ukrainës të fillojë stabilizimin e vijës së frontit.

Por ushtrisë ukrainase i nevojitet kohë për të plotësuar rezervat e shpenzuara. Në skenarin më të mirë, Ukraina nuk do të mund të përgatisë një kundërofensivë deri në fund të vitit, sipas përllogaritjeve të analistëve ushtarakë.

Rusia, ndërkohë, po shpenzon shuma rekorde në mbrojte për të financuar luftën e saj shkatërrimtare.

Përforcimet

Taktika kryesore e Rusisë është të shkatërrojë tërësisht qytetet e fshatrat, duke i bërë të pabanueshme dhe duke u mohuar ukrainasve mundësinë e mbrojtjes. Bombat e telekomanduara, që janë shumë të fuqishme, rrafshojnë godinat. Pastaj, këmbësoria ruse hynë nëpër këto vendbanime.

Ukraina u vonua në ndërtimin e vijave mbrojtëse, por fortifikimet e saj janë përmirësuar muajve të fundit, sipas raporteve të analistëve.

Ushtria ruse ka bërë përparim të ngadaltë në pikat lindore dhe jugore përgjatë frontit të gjatë rreth 1,000 kilometra, por së fundmi nuk ka shënuar ndonjë përparim të rëndësishëm dhe avancimi në vijën e frontit i ka kushtuar shumë, sipas zyrtarëve ukrainas.

Rekrutimi i zgjeruar ushtarak

Në prill, Ukraina miratoi një ligj për rekrutim të zgjeruar ushtarak me synim që të plotësojë forcat e saj të lodhura.

Zoti Zelenskyy tha të hënën se ky proces po shkonte mirë, ndonëse Ukraina ende nuk ka qendra të mjaftueshme stërvitjeje për rekrutët e rinj. Gjithashtu, 14 brigada ende nuk kanë marr armët e premtuara nga Perëndimi.

Armatimi

Gjatë këtij muaji, shtete e NATO-s kanë ndërmarrë hapa për t’u siguruar që Ukraina të vazhdojnë të marrë ndihmë afatgjatë të sigurisë dhe stërvitje ushtarake.

Në Uashington javën e kaluar, udhëheqësit e aleancës, nënshkruan një marrëveshje për të dërguar më shumë raketa “Stinger” në Ukrainë, një sistem mbrojtës tokë-ajër.

Ukraina po ashtu po përgatitet për të marrë aeroplanët e parë ushtarakë F-16, të dhuruara nga vendet evropiane.

Megjithatë zoti Zelenskyy është i shqetësuar. Ai thotë se Ukraina nuk mund ta fitojë luftën nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin kufizimet për përdorimin e armëve amerikane për të sulmuar objektivat ushtarake ruse në brendësi të Rusisë./VOA



Ju sugjerojmë

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
Kronikë

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm

1 Dhjetor, 2025 11:58 am
Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra

1 Dhjetor, 2025 11:01 am
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

1 Dhjetor, 2025 10:30 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

1 Dhjetor, 2025 10:01 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë

1 Dhjetor, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të hënë

1 Dhjetor, 2025 8:19 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 dhjetor 2025

1 Dhjetor, 2025 8:17 am
Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
Kronikë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

1 Dhjetor, 2025 12:11 am
Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
Kronikë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

30 Nëntor, 2025 10:10 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

30 Nëntor, 2025 9:47 pm
Para
Përfshihet nga flakët stacioni elektrik në Korçë, 1/3 e qytetit pa energji elektrike

Përfshihet nga flakët stacioni elektrik në Korçë, 1/3 e qytetit pa energji elektrike

Kroaci – Shqipëri përzgjidhet nga UEFA ndër 10 ndeshjet më të mira të Euro 2024

Kroaci – Shqipëri përzgjidhet nga UEFA ndër 10 ndeshjet më të mira të Euro 2024

Nju Jorku vë në shënjestër shitjet e paligjshme të marijuanës

Nju Jorku vë në shënjestër shitjet e paligjshme të marijuanës
















TE FUNDIT

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
1 Dhjetor, 2025

Ekstradohet nga Kroacia, një 55-vjeçar, i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar...

Lexo më shumë

Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra

Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra
1 Dhjetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë paraqitjes së tij në SPAK, u shpreh se ky institucion nuk ishte pushim...

Lexo më shumë

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
1 Dhjetor, 2025

Një automjetit të djegur është gjetur nga Policia, që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond...

Lexo më shumë

Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
1 Dhjetor, 2025

Donald Trump deklaroi të dielën se ekziston një “shans i mirë” për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com