Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukraina ndahet në 3 pjesë, zbulohet dokumenti sekret i Ministrisë së Mbrojtjes ruse

2024/11/24 at 4:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia u ndalon hyrjen në territorin e saj dy zyrtarëve të lartë të DASH

Diplomacia perëndimore është njohur me një dokument strategjik tepër sekret për të ardhmen e Ukrainës. Ajo është e përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes ruse dhe kërkon që Ukraina të ndahet në tre pjesë, të mos anëtarësohet në NATO dhe të ngrihen disa baza ushtarake ruse. Gjeneralët ukrainas besojnë se Putin këtë dokument do t’ia parashtrojë administratës së re Trump.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka përgatitur një dokument që përmban parashikime për zhvillimin e situatës ushtarako-politike globale deri në vitin 2045. Në dokumentin strategjik ruse theksohet se shteti ukrainas duhet të eliminohet dhe territori i tij duhet të ndahet në tre pjesë. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ukrainase e lajmeve “Interfax Ukraine”, duke cituar burime të inteligjencës.

Sipas agjencisë Interfax, Rusia mund të përpiqet t’ia përcjellë këtë plan administratës së re amerikane në të ardhmen “nëpërmjet përfaqësuesve të shteteve të huaja”. Dokumenti rendit ndër pjesët në të cilat Ukraina duhet të ndahet “rajonet e reja të Rusisë”, përkatësisht Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson, si dhe Krimea dhe Sevastopol.

Zonat e tjera do të menaxhoheshin nga autoritetet pro-ruse, dhe në këtë rast, këto janë territoret e rajoneve të Kievit, Chernihiv, Sumy, Kharkiv, Poltava, Kirovohrad, Dnipropetrovsk, Odessa, Cherkasy, Vinnytsia dhe Zhytomyr.

Në këto rajone, të cilat paraqiten në pikën e dytë të quajtur “formimi pro-rus i shtetit”, parashikohet refuzimi i proceseve të anëtarësimit evropian dhe euroatlantik dhe prania ushtarake ruse, me krijimin e bazave ushtarake si ato që janë aktualisht në Transnistria, Osetia e Jugut dhe Abkhazia. Së fundi, në pjesën e tretë të quajtur “Territoret e kontestuara” përfshihen rajonet aktuale perëndimore të Ukrainës, përkatësisht ato të Volhynia, Rivne, Khmelnitskyi, Lviv, Ivano-Frankivsk, Ternopil, Chernivtsi dhe Transcarpathia.

Kremlini beson se e ardhmja e këtyre territoreve duhet të vendoset mes Rusisë dhe shteteve të tjera fqinje: Hungarisë, Polonisë, Rumanisë”, specifikon “Interfax”.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Inteligjencës Vadym Skibitsky tha gjatë fjalimit të tij në takimin vjetor në Ukrainë se Rusia do të përpiqet të “zgjidhë” çështjen e Ukrainës deri në vitin 2026, e cila “është e shkruar në këtë dokument rus”. Inteligjenca shpjegon se kjo është për shkak të faktit se një luftë e mëtejshme afatgjatë do të ndikojë në të gjitha aspektet e jetës së rusëve – ekonomik, demografik, imazh, etj.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse rusët mund të përpiqen vërtet t’i transferojnë këto dokumente në Shtetet e Bashkuara përmes vendeve të tjera, Skibitsky tha se një kërcënim i tillë ekziston. Sipas tij, aktualisht nuk ka informacione se ky dokument mund të jetë bartur diku, por nuk përjashtohet edhe kjo.

Ju sugjerojmë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Para
Detaje nga vrasja e biznesmenit, 52-vjeçari hyri në konflikt me dy vëllezërit për pronën

Detaje nga vrasja e biznesmenit, 52-vjeçari hyri në konflikt me dy vëllezërit për pronën

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Këtë vit akademik nuk u hapën 10 degë studimi

Këtë vit akademik nuk u hapën 10 degë studimi

TE FUNDIT

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com