Guvernatori i rajonit Kursk të Rusisë bëri me dije se 46 banorë civilë rusë, të cilët mbaheshin nga Ukraina, janë kthyer në Rusi pas negociatave.
Alexei Smirnov tha se civilët, duke përfshirë 12 fëmijë, ishin zhvendosur nga trupat ukrainase në Ukrainë, pasi inkursionit ndërkufitar që Kievi ndërmori në rajonin perëndimor rus në gusht.
Një burim i ushtrisë ukrainase tha për mediat ndërkombëtare se trupat ukrainase ende kontrollojnë mbi 800 km katrorë në rajonin Kursk të Rusisë, pavarësisht përpjekjeve ruse për t’i rimarrë ato.
Burimi shtoi se nuk ka plane të menjëhershme për t’u tërhequr dhe se ushtarët ukrainas do të qëndrojnë në rajon për aq kohë sa të jetë e përshtatshme.