Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukraina e akuzon Rusinë për “krim lufte” pas sulmit në spital ushtarak

2025/03/30 at 3:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina e akuzon Rusinë për “krim lufte” pas sulmit në spital ushtarak

Kievi e ka akuzuar Moskën të dielën se ka kryer “krim lufte” pasi dronët rusë goditën një spital ushtarak në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, gjatë një vale sulmesh të natës që gjithashtu goditën një qendër tregtare, ndërtesa banimi dhe shënjestra të tjera, duke vrarë të paktën dy njerëz, sipas autoriteteve.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës e akuzoi Rusinë për “shkelje të normave të së drejtës humanitare ndërkombëtare” në këtë sulm, të cilin e dënoi si “bombardim të qëllimshëm dhe të synuar”.

Në mesin e viktimave janë edhe ushtarakë që po mjekoheshin në qendrën mjekësore, sipas tyre.

Një orë para sulmit në Harkiv, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi pret reagim të fortë nga vendet perëndimore ndaj sulmeve pothuajse të përditshme të Rusisë në territorin e tij.

“Partnerët tanë duhet ta kuptojnë qartë: Këto sulme nuk janë vetëm sulme ndaj civilëve ukrainas, por edhe ndaj të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare – ndaj vetë diplomacisë që po përpiqemi të përdorim për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përnatshëm me video.

Përveç sulmeve në Harkiv, autoritetet ukrainase thanë se Rusia shkrepi një raketë balistike dhe lëshoi dronë si pjesë e një breshërie sulmesh që goditën gjithashtu qytetet Dnipro, Krivi Rih dhe Poltava.

Në përgjithësi, autoritetet ukrainase thanë se sulmet gjatë natës vranë të paktën dy njerëz dhe plagosën 26 të tjerë në mbarë vendin.

Zelensky nënvizoi se propozimi amerikan për një armëpushim pa kushte ka qenë mbi tryezë për kohë të gjatë “pa një përgjigje të duhur nga Rusia”.

“Kjo tregon shumë”, sipas tij.

Rusia ka kryer sulme të mëdha vdekjeprurëse në 24 orët e fundit.

“Rusia po godet pozicionet e të gjithë atyre që duan ta përfundojnë këtë luftë. Është e pamundur të injorohen qindra dronë Shahed çdo natë”, shtoi ai, duke iu referuar dronëve të prodhuar nga Irani.

Në anën tjetër, Rusia pretendoi se i ka pushtuar edhe dy fshatra të tjerë në lindje dhe jug të Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatra në rajonin jugor të Zaporizhjas dhe në rajonin lindor të Donjeckut. Pretendimet e Rusisë nuk ka qenë e mundur të verifikoheshin menjëherë./rel

Ju sugjerojmë

Hasani: Presidenca Polake e Këshillit të BE solli qartësi në procesin e zgjerimit
Aktualitet

Hasani: Presidenca Polake e Këshillit të BE solli qartësi në procesin e zgjerimit

26 Qershor, 2025 1:29 pm
Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratohet ndërtimi i 2 fushave të reja në Durrës
Kryesore

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratohet ndërtimi i 2 fushave të reja në Durrës

26 Qershor, 2025 1:17 pm
Aplikacioni TEA/ Rama: Udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike
Aktualitet

Aplikacioni TEA/ Rama: Udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike

26 Qershor, 2025 1:08 pm
Rama për “The Guardian”: Nga plani i Starmer për emigrantët, te anëtarësimi në BE
Aktualitet

Rama për “The Guardian”: Nga plani i Starmer për emigrantët, te anëtarësimi në BE

26 Qershor, 2025 12:50 pm
Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet e..
Rajoni

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet e..

26 Qershor, 2025 12:42 pm
COVID-19/ Greqia ligj për punëtorët sezonalë nga Shqipëria
Aktualitet

Denaj: Bujqve dhe blegtorëve do t’u njihen vitet e punës deri në vitin 1992

26 Qershor, 2025 12:34 pm
Ryshfet për patentat e pezulluara, GJKKO merr vendimin për zyrtarët e policisë dhe sekserët
Aktualitet

Ndryshon dënimi për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj, 100 orë pune shërbimi publik

26 Qershor, 2025 12:28 pm
Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut të anulohet
Bota

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut të anulohet

26 Qershor, 2025 12:16 pm
“Me firmën tënde”/ Balla-Berishës: Hoqe Dash Sulën e vure Metën kandidat për deputet
Aktualitet

“Me firmën tënde”/ Balla-Berishës: Hoqe Dash Sulën e vure Metën kandidat për deputet

26 Qershor, 2025 12:13 pm
“Ke porositur vrasje…”/Berisha-Ballës: Je i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve
Aktualitet

“Ke porositur vrasje…”/Berisha-Ballës: Je i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve

26 Qershor, 2025 12:05 pm
Para
“Më përzuri nga shtëpia kur humbëm fëmijët!”, Martesa e shkatërruar nga alkooli dhe tradhtia

“Më përzuri nga shtëpia kur humbëm fëmijët!”, Martesa e shkatërruar nga alkooli dhe tradhtia

A dëshiron Kina të dërgojë paqeruajtës në Ukrainë?

A dëshiron Kina të dërgojë paqeruajtës në Ukrainë?

Vrasja e Stiven Toshkesit, 18 vite burg për autorin

Vrasja e Stiven Toshkesit, 18 vite burg për autorin

TE FUNDIT

Hasani: Presidenca Polake e Këshillit të BE solli qartësi në procesin e zgjerimit

Hasani: Presidenca Polake e Këshillit të BE solli qartësi në procesin e zgjerimit
26 Qershor, 2025

Në mbyllje të Presidencës Polake, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka theksuar se zgjerimi i BE-së...

Lexo më shumë

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratohet ndërtimi i 2 fushave të reja në Durrës

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratohet ndërtimi i 2 fushave të reja në Durrës
26 Qershor, 2025

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh në “Shtëpinë e Futbollit” dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme. Në fushën e...

Lexo më shumë

Aplikacioni TEA/ Rama: Udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike

Aplikacioni TEA/ Rama: Udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike
26 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se aplikacioni TEA është udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike. Përmes një postimi në rrjete...

Lexo më shumë

Rama për “The Guardian”: Nga plani i Starmer për emigrantët, te anëtarësimi në BE

Rama për “The Guardian”: Nga plani i Starmer për emigrantët, te anëtarësimi në BE
26 Qershor, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median ndërkombëtare “The Guardian“. Rama u shpreh se plani i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com