Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, është shprehur në një intervistë të fundit se Ukraina do të përdorë së shpejti bombat thërrmuese ndaj Rusisë.
“Nëse nuk e ka bërë deri tani, Ukraina do të përdorë bomba thërrmuese në orët dhe ditët e ardhshme”, tha ai për CNN, duke konfirmuar se tashmë këto armatime të rënda amerikane janë në duart e ushtrisë së Kievit.
Në anën tjetër, Vladimir Putin ka reaguar duke thënë se Moska do t’i përgjigjet me të njëjtën gjuhë Ukrainasit, duke rritur ndjeshëm frikën mes civilëve.
Ndërkohë, zëvendësministja i Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Malyar, është shprehur se forcat ukrainase kanë avancuar ndjeshëm në Bakhmut, ndërsa po hasin vështirësi në frontin e lindjes, në rajonin e Kharkivit.
“Furnizimi i Ukrainës me bomba thërrmuese dhe përdorimi i tyre duhet të konsiderohet krim. Moska ka një sasi të madhe bombash të tilla, të cilat nuk i ka përdorur deri tani, por nëse do të përdoren të tilla kundër nesh, na lind e drejta të hidhemi në sulm me të njëjtën gjuhë”, tha Putin.